Historiani i njohur Paskal Milo duke folur mbi historinë e Shqipërisë në studion e "Arena" në Ora News, thotë se në vendin tonë botohen libra pa doganë dhe cilësia e tyre është shumë e dobët.
Milo: Ka një numër të madh botimesh, të cilat nuk kanë asnjë recencë shkencore. Janë botime pa doganë ku gjithkush mund të botojë çfarë të dojë. Nëse ke para një vepër të mirëfilltë shkencore mund ta botosh me një tirazh të vogël pasi nuk ke para.
Ka botime që nuk kanë asnjë vlerë shkencore që qarkullojnë më shumë se një libër shkencor.
E para, janë familjarët e ish-të persekutuarve që marrin përsipër të shkruajnë historinë e njerëzve të tyre që kanë të drejtë morale ta shkruajnë, por cilësia e tyre është e dobët.
E dyta, ka shumë naivitete dhe subjektivizma në ekstremë që qarkullojnë.
Një i ri shkon dhe i merr dhe nuk është në gjendje të bëjë dallimin midis një vepre shkencore dhe një njeriu amator.