Çfarë nuk duhet t’i thuash dikujt që të tregon për një traumë që ka përjetuar

Life style

Çfarë nuk duhet t’i thuash dikujt që të tregon për një traumë që ka përjetuar

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Vendimi për t’i treguar dikujt përjetimin e një traume (abuzim fizik, emocional, seksual, krizë shëndetësore, ngjarje e rëndë sociale, katastrofë etj.) është i vështirë, mirëpo e vështirë është edhe për personin përballë që të di se si të reagojë: Çfarë duhet të thotë dhe çfarë jo.

Tovah Means, një terapiste e traumës në Watch Hill Therapy në Chicago, tha për HuffPost se shumë të mbijetuar nuk i tregojnë kurrë askujt se çfarë ka ndodhur me ta sepse kanë frikë se do të gjykohen ose fajësohen. Të tjerët zgjedhin të mos flasin sepse mendojnë se ajo që kanë kaluar nuk është "aq e keqe". Pra, nëse dikush ju beson, atëherë duhet ta vlerësoni shumë si veprim.

"Njerëzit nuk kanë nevojë për këshilla, zgjidhje, krahasime ose komente të rëndomta në lidhje me vuajtjet e tyre. Ata kanë nevojë për dëgjim, ndjeshmëri dhe mbështetje sipas kushteve.”

Çfarë nuk duhet të thuash

1. “Mund të kishte shkuar më keq.” – Një fjali e tillë u minimizon dhimbjet aktuale dhe e bën përjetimin të duket jo dhe aq serioz sa ç’është në të vërtetë.

2. “Ndodhi sepse ti bëre/nuk bëre...” – Kjo fjali është fajësimi i viktimës.

3. “E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua/i ka ndodhur dikujt që njoh.” – Është e kuptueshme që edhe ju dëshironi të ndani përvojë, por në këtë moment mos e largoni vëmendjen te vetja ose dikush tjetër. Përpos kësaj, përjetimet janë të ndryshme.

4. “Çdo gjë ndodh për një arsye.” – Jo, thjesht jo. Nuk ka ndonjë arsye më të thellë për vuajtjet e tyre.

Çfarë mund të thuash

1. “Nuk e di se çfarë të them, por jam i/e lumtur që ma tregove.”

2. “Më vjen keq për çfarë ke përjetuar.”

3. “Nuk e marr dot me mend se si je ndjerë, por nëse do të isha unë do të ndishesha shumë i/e frikësuar/ trishtuar/ nevrikosur etj.”

4. “Si mund të të ndihmoj?”

5. “A ka diçka që mund ta bëj që do të të bënte të ndiheshe sadopak më mirë?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat