Besojeni ose jo, gjithë këto probleme mund të vijnë vetëm prej këtij detaji 'të vogël'

Life style

Besojeni ose jo, gjithë këto probleme mund të vijnë vetëm prej këtij detaji 'të vogël'

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Mes miliona aktiviteteve që duhet të bëjmë gjatë një dite, tortura për të bërë një palestër të shpejtë përpara/pas punës, si dhe përpjekjet për të gjetur pak kohë për veten para se të biem në gjumë, s'na del koha të rregullojmë krevatin çdo ditë, jo më të lajmë çdo javë çarçafët. Gjithsesi nëse nuk ndiheni fajtorë për këtë, mbase duhet të mendoheni më mirë. Çarçafët e papastër janë burim i një sërë problemesh, me të cilat na duhet të përballemi më pas çdo ditë.

1. Puçrra në lëkurë

Flini me tualet disa netë me radhë? Po dëmtoni lëkurën (lëkurë e thatë, rrudha të parakohshme, skuqje apo infeksione) dhe krevatin tuaj. Jo vetëm që do të bëni me njolla gjithandej, por bakteret do të rriten tek fibrat e çarçafëve tuaj, gjë që mund të shkaktojë puçra në fytyrë ose të përkeqësojë aknet ekzistuese - edhe nëse e keni pastruar fytyrën. Ekspertët këshillojnë të lahet fytyra dhe trupi me një pastrues të mirë, përpara se të bini për të fjetur, si dhe të lani çarçafët një herë në 7 ose 10 ditë.

2. Irritimi i lëkurës ose ekzema

Çarçafët e pistë fërkohen pas lëkurës tuaj, gjë që sjell irritimin e lëkurës. Përdorimi i vajrave dhe kremrave të rëndë e përkeqësojnë irritimin, pasi janë të vështirë për t'u absorbuar; ata transferohen tek çarçafët tuaj, duke ju ekspozuar edhe më shumë ndaj rrezikut të baktereve. Dermatologët këshillojnë përdorimin e mjekimeve që nuk fshihen dhe absorbohen plotësisht në një kohë të shkurtër.

3. Infeksione bakteriale

Djersa që prodhoni gjatë natës nuk avullon, në fakt është shkaktari i vetëm i mykut që rritet në krevatin tuaj. Kjo mund të sjellë probleme më të mëdha, siç është astma, pneumonia dhe myku në lëkurë, thonj, ose organe gjenitale. E tmerrshme. E dimë. Sipas një studimi të kryer nga një kompani prodhimi dyshekësh, çarçafët e palarë për më shumë se një javë, kanë 24.631 baktere më shumë se doreza e derës së një banje.

4. Merimangat e pluhurit

Gjenden rreth 1.5 milion prej tyre në krevatin tuaj çdo natë. Këto merimanga lenë gjurmët e tyre në formën e shenjave në qafë, fytyrë, krahë dhe sjellin probleme shumë të vështira për t'u kuruar me frymëmarrjen. Sa më shumë të prisni për t'i larë çarçafët, aq më e vështirë ka për të qenë të hiqni qafe merimangat, ose insektet e tjera, që 'jetojnë' me pisllëkun e çarçafëve tuaj.

5. Alergjitë

Aspak për t'u habitur. Bakteret dhe merimangat e pluhurit mund të shkaktojnë alergji, ose të përkeqësojnë ato ekzistentet. Investoni në çarçafë të përbërë nga materiale hipoalergjike, në mënyrë që bakteret dhe myku, të mos shumohen. Përpiquni të zëvendësoni këllëfët sintetikë të jastëkut çdo dy ose tre vjet, si dhe blini një jastëk me pupla çdo pesë deri në 6 vjet, kështu bakteret dhe insektet nuk grumbullohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat