Ja pse periodat tuaja janë një herë shumë të dhimbshme, njëherë jo!

Life style

Ja pse periodat tuaja janë një herë shumë të dhimbshme, njëherë jo!

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Periodat vijnë shpesh me simptoma si: dhimbje barku, mesi, luhatje humori etj. Megjithatë, për shumë gra, një muaj i periodave nuk ngjan me muajin tjetër dhe për këtë ka një sërë arsyesh, duke nisur me stilin tuaj të jetesës dhe mënyrën se si hormonet tuaja i përgjigjen këtij stili jetese.

Pra, pse periodat tuaja janë tmerrësisht të këqija një muaj dhe në muajin tjetër totalisht të menaxhueshme? Ja disa skenare që japin mjekët për këtë lloj luhatjeje:

1. Prej kohësh, nuk po flini mirë, mjaftueshëm ose rregullisht.

2. Keni ngrënë shumë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme.

3. Gjakderdhja është më e shpeshtë dhe më e rënduar se zakonisht.

4. Jeni të stresuar.

5. Kohët e fundit keni filuar të përdorni një formë tjetër të kontrollit të lindjes, për shembull kontraceptivë.

6. Mund të jetë shenjë e një shtatzënie ose anemisë.

Për çdo rast, konsultohuni me mjekun tuaj gjinekolog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat