Disa nga fantazitë seksuale më të përhapura

Life style

Disa nga fantazitë seksuale më të përhapura

Më: 10 janar 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Fantazitë janë krejt normale. Le të fillojmë duke thënë se të gjithë kanë fantazi seksuale. Po, e gjithë raca njerëzore ka një mendje që zhvendoset në imagjinatë të paktën disa herë.

Pas studimit me më shumë se 4,000 njerëz, me 350 pyetje në vitin 2018, edukatori i seksit i njohur ndërkombëtarisht, Justin Lehmiller, arriti në përfundimin se ekzistojnë 7 tema kryesore të fantazisë seksuale.

Mundësitë janë që ju ta gjeni fantazinë tuaj në vijim. Nëse jo, atëherë jeni më shumë kreativ/e se të tjerët.

Seks me shumë partnerë
Pse seksi në grup mund të jetë kaq i nxehtë? Engle shpjegon: “Në fantazitë seksuale me shumë partnerë, ju jeni ylli i shfaqjes. Ideja e shumë njerëzve që dëshirojnë të bëjnë seks me ju është pjesë e eksitimit.”

Fuqi, kontrolli
Sadizmi dhe mazokizmi (S&M), dominimi dhe nënshtrimi (BDSM) përbëjnë fantazinë e dytë më të popullarizuar. “Ideja për të qenë i nënshtruar seksualisht mund të eksitojë njerëzit që janë gjithmonë në kontroll jashtë dhomës së gjumit”, thotë Engle.

Risi, aventurë dhe larmi
Seks në plazh ose në majë të malit. “Ndjenja e përballjes me të panjohurën [dhe] provimi i diçkaje për herë të parë mund t’ju japë një goditje emocionuese adrenaline dhe për disa njerëz, eksitimi është i lidhur me këtë ndjenjë të adrenalinës”, thotë Corrado.

Në veçanti në marrëdhëniet afatgjata, mbajtja gjallë e risisë është thelbësore për të larguar mërzinë e dhomës së gjumit dhe për të pasur një jetë aktive seksuale, thotë Engle. “Provimi i diçkaje të re ringjall pasionin që keni pasur në fillim të marrëdhënies.”

Jo-monogamia
Për pjesën më të madhe, fantazitë kanë të bëjnë me jo-monogaminë konsensuale. Me fjalë të tjera, një partner jep aprovimin për lidhjen jashtëmartesore të partnerit/es. Disa fantazojnë për jo-monogaminë e tyre.

Tabu dhe seksi i ndaluar
“Brenda dhe jashtë dhomës së gjumit, ne duam atë që nuk mund të kemi. Është mënyra se si funksionon truri ynë,” thotë Engle. “Çdo marrëdhënie seksuale ose akt që mund të na sjellë në telashe ose mund të shihet si e çuditshme ose e ndaluar ose e rëndë në jetën reale, mund të jetë një veprim aktiv eksitimi.”

Pasion dhe romancë
Rezulton se, shëtitjet e gjata në plazh, darkat me qirinjë dhe kontakti me sy gjatë marrëdhënies seksuale nuk janë vetëm hiperbolë romantike. Të gjitha janë pjesë e fantazisë për t’u ndjerë i/e dëshiruar, për të përjetuar një moment më intim, më romantik.

Fleksibiliteti erotik

Këtu ekzistojnë dy kategori kryesore:

Fantazitë gjinore – në të cilat dikush eksploron gjininë e tyre.

Fantazitë e rrjedhshmërisë seksuale – në të cilat aktet ose njerëzit nuk janë në përputhje me mënyrën se si identifikohen seksualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat