Si të kuptoni që bashkëshorti/ja ka krizën e moshës së mesme dhe mënyrat për të ndihmuar

Life style

Si të kuptoni që bashkëshorti/ja ka krizën e moshës së mesme dhe mënyrat për të ndihmuar

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një përqindje e lartë e njerëzve përjetojnë një krizë të moshës së mesme që shkaktohet nga plakja, mungesa e arritjeve në jetë dhe problemet ose pendesat për gjëra nga e kaluara. Njerëzit ose duhet ta pranojnë atë dhe të vazhdojnë jetën ose të ndërmarrin disa hapa për t'i bërë pritshmëritë e tyre të përputhen me realitetin. Si ta kuptoni nëse bashkëshorti/ja juaj po e kalon këtë krizë dhe si mund t’i vini në ndihmë?

1. Anashkalon momentet e lumtura dhe kënaqësitë e jetës

Ndërsa njerëzit e fillojnë jetën e tyre plot gëzim dhe energji, në kohën kur janë në moshë të mesme, shumë prej tyre raportojnë se kënaqësia është në pikën më të ulët të jetës së tyre. Studiuesit thonë se gjatë jetës, lumturia ka “përkulje” dhe momenti kur ajo godet fundin është shenjë e një krize të moshës së mesme. Lajmi i mirë është se pas krizës, gëzimi dhe kënaqësia për jetën janë sërish në rritje.

2. Ndryshimi në sjellje

Për të gjitha krizat mendore, është tipike të shohësh ndryshime në zakonet e dikujt. Personi mund të ndryshojë rutinën e gjumit, të fillojë të kujdeset më pak për higjienën ose thjesht të hajë ndryshe. Ndonjëherë këto ndryshime janë më të papritura dhe më të dukshme, për shembull, ekziston një stereotip që meshkujt gjatë kësaj periudhe fillojnë të blejnë sende luksi, si makina të shtrenjta.

3. Ndjenja e boshllëkut

Një tjetër shenjë se bashkëshorti/ja juaj po kalon një fazë të vështirë është fakti që ata mund të mendojnë se jetës së tyre i mungon njëfarë kuptimi. Duke menduar për plakjen e pashmangshme me të cilën po përballen, mund të duket si mundësia e fundit për të bërë diçka të lezetshme dhe të çmendur, për ta bërë jetën të paharrueshme. Për disa, kjo mund të çojë në veprime të nxituara dhe të dëmshme, për të tjerët, është një shans për të përmbushur një ëndërr të përjetshme.

4. Vënia në pikëpyetje e besimeve të vjetra

Si burrat ashtu edhe gratë janë të prirur për të rivlerësuar zgjedhjet e tyre të jetës. Një person që dukej se ishte lumtursht i martuar mund të bëjë kërkesë për divorc. Ose, dikush që e ka shijuar jetën në një zonë rurale mund të dëshirojë të transferohet në një qytet të madh. Nëse partneri juaj fillon të ndryshojë vlerat e jetës, jini të durueshëm. Mund të jetë vetëm një fazë, ose me ndihmën e kësaj krize, ata do ta kuptojnë veten më mirë dhe do të kenë një jetë më të ndërgjegjshme.

5. Ndjenja të forta nostalgjie

Ndërsa jeta e njerëzve rreth të 40-tave është vendosur në forma pak a shumë të përhershme, ata mund të bëhen nostalgjikë për të kaluarën. Nga argëtimet e lezetshme që keni pasur si adoleshent e deri te kohët kur kishte më shumë liri dhe më pak përgjegjësi, ka shumë gjëra që një personi mund t'i mungojnë. Ndërsa përjeton krizën e moshës së mesme, personi mund të ngecë me idenë se e kaluara ishte më e mirë.

6. Krahasimi i vazhdueshëm i tyre me të tjerët

Njerëzit mund të fillojnë të krahasojnë jetën e tyre me jetën e njerëzve të tjerë dhe, zakonisht, rezultati duket se nuk është në favor të tyre. Papritur duket sikur të gjithë rreth tyre janë më të lumtur, më të pasur, kanë një karrierë më të mirë, etj.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar partnerin tuaj

Kjo krizë është e ndryshme nga depresioni, përmirësohet me kalimin e kohës, ndaj jini të durueshëm me njeriun e jetës suaj. Disa gjëra që mund të bëni për t'i lejuar ata t'i nënshtrohen këtij tranzicioni të moshës së mesme:

•Të dëgjoni të dashurin tuaj pa gjykuar dhe duke u përpjekur të bëni një bisedë të shëndetshme.

•Jepuni atyre kohë dhe hapësirë ​​për të zgjidhur ndjenjat e tyre.

•Ndiqni interesat tuaja. Kur partneri juaj po kalon një krizë, mund të jetë dëshpëruese, kështu që është koha e përsosur për t'u përqëndruar më shumë tek vetja.

•Të konsultoheni me një terapist mund të jetë shumë e dobishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat