Një fëmijë dhe i ati i tij po shëtisnin në një mal. Papritur, djali i vogël u pengua, ra përtokë dhe lëndoi gjunjtë. Nga dhimbja që ndjeu, bërtiti me të madhe: “Ah! U vrava”. Për habinë e tij, djali dëgjoi një zë të ngjashëm me të tijin nga malet, i cili përsëriti fjalët: “Ah! U vrava”. Kurioz nga çfarë dëgjoi, ai pyeti: “Kush je ti?”, por përgjigja ishte e njëjta. Në atë moment, djali u acarua nga nervat dhe tha: “Unë të dëgjoj, kush je?”.
Mirëpo zëri që i kthehej mbrapsht, thoshte të njëjtat fjalë. I acaruar nga përgjigjet që merrte, djali i bërtiti: “Je idiot. Nuk të duroj dot. Mjaft!”. Si përgjigje, mori: “Je idiot. Nuk të duroj dot. Mjaft!”.
Atëherë djali i vogël pra drejt të atit dhe e pyeti: “Ba, çfarë po ndodh? Pse po më përgjigjen keq?”. Atëherë i ati i buzëqeshi dhe i tha: “Biri im, qëndro i vëmendshëm për atë që do të dëgjosh”.
Dhe pasi i tha këtë, i ati bërtiti: “Je një kampion! Të dua shumë”. Zëri që u kthye mbrapsht, thoshte të njëjtat fjalë. Djali i vogël i dëgjoi fjalët, vazhdonte të ishte i surprizuar, por nuk e kuptonte çfarë kishte ndodhur.
I ati i shpjegoi: “Djali im, njerëzit e quajnë këtë fenomen “Jehonë”, por realisht ky fenomen është vetëjeta. Jeta, si një jehonë, të jep mbrapsht atë që ti thua ose bën. Bëj mirë dhe do të marrësh mbrapsht gjëra të mira. Bëj keq dhe të këqijat do të ndodhin në jetë. Jeta nuk është gjë tjetër, veçse reflektim i veprimeve tona”