3 mënyra se si interneti mund të *ndotë* lidhjen tuaj me partnerin/en!

Life style

3 mënyra se si interneti mund të *ndotë* lidhjen tuaj me partnerin/en!

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 06:06
Foto ilustrim

Teknologjia na ka afruar në shumë mënyra, duke zgjeruar nocionet tona se si mund ta organizojmë jetën dhe si të ndërveprojmë me njerëzit që na interesojnë.

Aplikacionet e njohjeve dhe rrjetet sociale e kanë bërë më të lehtë gjithashtu mundësinë për të patur kontakte me njerëz të rinj.

Në kontekstin e marrëdhënieve romantike megjithatë, ekzistojnë edhe disa sjellje problematike.

3 shenjat e mëposhtme tregojnë se teknologjia mund të jetë duke ndikuar për keq në marrëdhënian tuaj.

#1 - Phubing

Hulumtimet shpjegojnë se injorimi i partnerit tuaj për smartphone-n mund të dëmtojë lidhjen. Një studim i botuar në Personality and Individual Differences e quan fenomenin e pubbing një "alergjen social" - një "sjellje shqetësuese e të tjerëve që rrit acarimin si rezultat i përsëritjes".

Nëse nuk trajtohet, “phubin” mund të çojë në probleme më të mëdha. Partneri juaj mund të bezdiset dhe të acarohet me kontrollin e përsëritur të telefonit tuaj.

Mbajtja e kufijve të shëndetshëm me smartphone-t, si vendosja e një rregulli që telefonat të mos përdoren për të paktën 2-3 orë pas orës 20:00 – do t’ju sjellë përfitime jo vetëm në marrëdhënien tuaj, por edhe në shëndetin mendor dhe fizik të secilit.

#2 – Ghosting

Ghosting është një teknikë e famshme e ndërprerjes së marrëdhënieve jokonfrontuese që përfshin tërheqjen e plotë të komunikimit nga njëri prej dy njerëzve.

Hulumtimet tregojnë se “ghosting” mund të ketë kosto të mëdha psikologjike edhe për personi që injorohet, edhe për atë që injoron.

Ju duhet të kuptoni se është më mirë që të komunikoni me dikë dhe t’i tregoni se pse raporti juaj nuk mund të vazhdojë, sesa thjesht të injoroni palën tjetër.

Nëse nuk e bëni këtë, personi tjetër mund të ndihet fajtor, të mendojë se problemi qëndron vetëm tek ai etj.

#3. Pornografia e tepruar

Ndërsa të parit pornografi së bashku herë pas here mund të jetë e shëndetshme për një çift, një kënaqësi e tepruar nga pornogrfia mund të jetë problematike.

Sipas një studimi të botuar në Frontiers in Psychology, aksesi i pakufizuar dhe konsumimi i parregulluar i pornografisë mund të ketë një efekt gërryes në ndjenjën tuaj për veten dhe marrëdhënien tuaj.

Sipas psikologut Stephen Sammut, preferenca jonë për kënaqësi të menjëhershme kur konsumojmë pornografi dhe mund të çojë në probleme si ankthi dhe depresioni. Efekte të tjera anësore të teprimit të pornografisë përfshijnë një ndjenjë të ulët vetëvlerësimi, objektivizim i vazhdueshëm i partnerëve, një ndjenjë e deformuar e realitetit.

Marrëdhëniet ndryshojnë me kohën dhe teknologjinë. Na takon ne që të shqyrtojmë me kujdes ndryshime të tilla për të përcaktuar se cilat duam të pranojmë dhe cilat do të ishte më mirë të largoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat