"Kaq ishte", këto 5 gra tregojnë momentin kur kuptuan se martesa e tyre kishte përfunduar

Life style

"Kaq ishte", këto 5 gra tregojnë momentin kur kuptuan se martesa e tyre kishte përfunduar

Më: 6 prill 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

"Buzzfeed" bëri një pyetësor anonim dhe pyeti gra nga e gjithë bota për aryset që i çuan në divorc dhe ja cilat ishin disa prej përgjigjeve:

1."Për ditëlindjen time të 40-ë më dhuroi vetëm një pulovër jeshile. Unë e urrej ngjyrën jeshile dhe ish bashkëshorti im këtë e dinte shumë mire! Pëveç kësaj, ditëlindjen e kam në pranverë, kështu që edhe të dua nuk e vesh dot tani. Ajo që më bëri të ndihem akoma me keq ishte fakti se këtë vit i kërkova jnjë ditëlindje më të veçantë se të tjerat, pasi nuk më kishte bërë asnnjëherë ndonjë suprizë. A e dini ç’bëri si përfundim? Asgjë. Ishte motra dhe mamaja ime që udhëtuan nga qyteti ku jetojnë për të më bërë një festë dhe ai nuk dinte absolutisht asgjë.”

2."Kishim 6 vite të martuar kur i thashë se mund të isha shtatzënë. Më tha se duhet ta abortoja menjëherë dhe nëse nuk do e bëja ai nuk do më ndihmonte, por mamaja e tij do kontribuonte në rritjen e fëmijës në vend të tij. Testi doli negativ dhe u ndava. Tani jam e lumtur me bashkëshortin tim të ri dhe kemi një fëmijë të mrekullueshëm. Ish-i u kthye të jetojë me mamin.

3."Kishte shumë arsye përse po mendoja t’i jepja fund martesës, por ajo që i vuri kapakun ishte nata e fundit që qëndruam së bashku. I thashë të lante enët pasi kisha qenë duke pastruar shtëpinë për 8 orë. Jo vetëm që nuk i lau, por vazhdoi të luante “PlayStation” për orë të tëra. Aty i thashë vetes: “Mjaft më!”

4."Ish bashkëshorti nuk e pranonte dot faktin që unë paguesha më shumë se ai dhe se kisha një pozicion të suksesshëm në një kompani të madhe. Sipas tij, gratë kishin lindur për të qëndruar në shtëpi dhe burrat ishin gjinia superiore. I thashë mirupafshim sapo e kuptova kush është në të vërtetë.”

5."Më shkonte mendja vazhdimisht tek burra të tjerë. Aty e kuptova se martesa kishte përfunduar dhe nuk doja t’ja thyeja zemrën. I thashë sesi ndihesha dhe kërkova divorcin.”

Ç'mendim keni për arsyet e mësipëme?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat