Flasin astrologët, këto janë 3 shenjat që mund t’u rikthehet ish-i

Life style

Flasin astrologët, këto janë 3 shenjat që mund t’u rikthehet ish-i

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Gjatë kësaj periudhe ne të cilën priten eklipse të fuqishme dhe Mërkuri në prapavijë, prisni ndryshime të mëdha astronomike dhe astrologjike. Këto ndryshime, ndonëse variojnë në bazë të shenjës suaj të horoskopit, do të ndikojnë në zgjedhjet tuaja, sidomos ato romantike. Një këshillë nga ana jonë është të mos ktheheni në të shkuarën. Ajo ka kaluar ndaj dhe duhet ta lini përfundimisht pas. Është e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë dhe ndaj nuk dihet sesi tre shenjat e mëposhtme do t'i rezistojnë këtij tundimi. Ato do të përballen me rikthime nga e shkuara të cilat me shumë gjasa do të kërkojnë një mundësi të dytë. Ja cilat janë ato:

Dashi: Do ta kuptoni menjëherë se arsyeja numër një përse ish-i juaj dëshiron të kthehet është sepse ata janë të vetmuar dhe të dëshpëruar me jetën e tyre. Mund t’u duket sikur ndarja nga ju ishte vendimi më i keq që kanë marrë ndonjëhere, por mos u gënjeni. Këto ndjesi nuk janë të vërteta dhe janë të influencuara nga lidhja momentale mes Hënës dhe Saturnit. Mund ta ndjeni erën e gënjeshtrave që kilometra larg. Nëse jeni shëruar nga kjo marrëdhënie dhe keni vazhduar përpara, mos bëni gabimin e të bërit hapa prapa vetëm për shkak të nostalgjisë. Nuk keni më kohë për lojëra.

Binjakët: Lidhja mes Hënës dhe Saturnit do t’ju sjellë rikthimin e papritur të një ish-i të cilin mendonit se ju kishte harruar plotësisht. Duhet të kuptoni se kjo nuk është ajo çfarë ju duhet në këtë moment. Kujtoni arsyet që ju çuan drejt ndarjes. Nuk do të donit të përjetonit sërish të njëjtën dhimbje dhe zhgënjim ndaj mos e humbni vigjilencën dhe mos rishqyrtoni asnjë mundësi që vjen drejt jush. Ndonjëherë ilaçi më i mirë është të vazhdoni përpara dhe të qëndroni vetëm. Edhe kështu mund të merrni mësime të vyera për jetën.

Akrepi: Sapo keni nisur ta harroni ish-in kur papritur ai rikthehet sërish në jetët tuaja. Mos e lejoni dhe rezistojini tundimit! Në rastin tuaj duket se të dyja palët kanë akoma ndjenja, por nuk janë aspak të shëndetshme. Ju nuk e kuptoni këtë për shkak të karakterit tërheqës dhe karizmatik që ish partneri juaj ka. Ata do të kthehen në një mënyrë romantike duke ju magjepsur me deklarata dashurie e supriza të mrekullueshme. Mos i lejoni të bëhen “thembra juaj e Akilit” pasi ata e dinë mirë ndikimin që kanë tek ju dhe dëshirojnë të përfitojnë. Nuk ju nevojiten më shumë telashe me këtë person ndaj mendimi ynë është ta harroni përfundimisht. Evitojini ambientet e përbashkëta pasi mund ta shihni me njerëz të tjerë të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat