Disa tema të lezetshme për të cilat duhet të flasësh me partnerin

Life style

Disa tema të lezetshme për të cilat duhet të flasësh me partnerin

Më: 12 maj 2023 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Ndonjëherë nuk gjen dot tematikat e duhura për të folur me personin e zemrës, ndaj po të japim disa të tilla, që të kesh mundësi të komunikosh dhe ta njohësh shumë më mirë.
 
Mund të flasësh me personin e zemrës për:
 
Pasionet
 
Nuk ka asnjë moment më të bukur në çift se sa kur dy të dashuruar i tregojnë njëri-tjetrit pasionet që kanë. Kjo çon në një komunikim më të hapur dhe në super ide për dhuratat që mund t’i bëni njëri-tjetrit.
 
Fantazitë seksuale
 
Secili ka fantazitë e veta seksuale dhe do t’i realizojë ato, ndaj sa më të sinqertë të tregoheni në fantazitë tuaja dhe sa më hapur ta thoni se çfarë doni, aq më e fortë do të jetë marrëdhënia juaj.
 
Si e ëndërron shtëpinë perfekte
 
Çfarë ngjyre ka kuzhina e ëndrrave të tua? Po salloni? Të gjitha detajet mund t’i diskutosh me personin e zemrës.
 
Njerëzit që kanë ndikim në jetën tënde
 
Qofshin këta familjarë, njerëz të famshëm, apo miq të ngushtë, është gjithnjë një bisedë shumë e bukur për t’u bërë.
 
Histori të sikletshme
 
Sikleti i puthjes së parë, apo edhe ndonjë histori tjetër që s’e thua me të gjithë, është super tematikë për ta ndarë me partnerin/en.

Gjuhën e dashurisë
 
Cila është gjuha e dashurisë e secilit prej jush? Tregojani njëri-tjetrit, në mënyrë që ta kuptoni më mirë.
 
Familjarët
 

Ndani histori nga familja, mendime që keni për kushërinj të ndryshme, si dhe ndonjë situatë familjare, të bukur, ose jo dhe aq të këndshme.
 
Listën e dëshirave
 
Gjërat që do të provosh apo të blesh, janë një temë shumë e këndshme që mund ta diskutosh me personin e zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat