Përse këmbët e bebes mund të kenë shenja të kuqe?

Life style

Përse këmbët e bebes mund të kenë shenja të kuqe?

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Tek këmbët e bebes tuaj mund të shfaqen disa shenja të kuqe të cilat sigurisht mund t’ju fusin në panik. Disa prej tyre largohen vetë dhe disa jo.

Ku qëndron problemi me këto shenja të kuqe?

Ato mund të jenë dermatit atopik dhe rreth 20% e bebeve e vuajnë këtë problem. Zakonisht ajo zonë duket e kuqe dhe e thatë gjë që shkaktohet nga mungesa e proteinës së quajtur fil-aggrin dhe normalisht mbron lëkurën nga irrituesit edhe duke e hidratuar. Simptomat mund të shfaqen nga viti i parë i jetës dhe mund të zgjasin deri në vitin e 5.

Si është pamja e këmbëve në këtë rast?

Dermatiti atopik shkakton zona me ngjyrë rozë në të kuqe si edhe lëkurë të thatë në formë luspash. Këto probleme mund të shfaqen edhe në fytyrë, skalpin e kokës si edhe krahë. Zona e cila “joshet” më tepër nga ky problem do të jetë ajo pas gjunjëve edhe pse nuk mund të përjashtohen edhe zona të tjera.

Si ta trajtojmë?

Në momentin e banjos uji duhet të jetë i ngrohtë por jo i nxehtë dhe detergjenti pastrues neutral. Pas banjos e thani duke e prekur dhe aplikoni krem me përbërje vajore. Armiku i këtij problemi tek këmbët është materiali lesh, nxehtësia dhe produktet me aromë. Edhe trajtimi me kortikosteroidë mund të jetë i domsdoshëm, por gjithsesi këtë e përcakton mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat