Pse nuk duhet të hyjmë në dush kur ka shtrëngata? Ja çfarë thonë ekspertët

Life style

Pse nuk duhet të hyjmë në dush kur ka shtrëngata? Ja çfarë thonë ekspertët

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Teksa reshjet e shiut kanë qenë shumë të forta gjatë këtyre ditëve, ka diçka që duhet të na shqetësojë.

“Elektriciteti mund të kalojë nëpër ujë dhe po ashtu edhe vetëtimat”, thotë Dr. Mary Ann Cooper, specialiste e mjekësisë dhe e sigurisë së rrufesë për “Këshillin Amerikan të Sigurisë së Rrufesë”.

“Rrufeja gjithashtu mund të udhëtojë përmes sistemit hidraulik, duke rritur rrezikun e lëndimit nëse ju ‘godet’ në mënyrë indirekte. Elektriciteti udhëton edhe më shpejt përmes telave dhe metalit, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm nëse godet shtëpinë ose ndërtesën tuaj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shmangni dushin gjatë një stuhie”, shpjegon ajo.

Çdo aktivitet i brendshëm që përfshin ujin duhet të shmanget gjithashtu gjatë një stuhie. Kjo përfshin larjen e enëve tuaja ose larjen e rrobave me dorë apo larja e duarve.

Vetëm për të ilustruar se sa e fuqishme mund të jetë rrufeja brenda shtëpisë tuaj, në maj të vitit 2022, rrufeja udhëtoi përmes kanalit të shkarkimit të një ndërtese apartamenti në Oklahoma dhe shkatërroi një tualet në një nga njësitë, duke lënë muret dhe tavanin mbi të, të mbuluar me blozë.

Mos përdorni telefon me kabllo, mund të përdorni telefon pa tela ose celular.

Mos prekni pajisje të tjera elektronike, duke përfshirë kompjuterë, tharëse flokësh, sisteme lojërash dhe më shumë pasi rrufeja mund të kalojë nëpër sistemet elektrike.

Nëse jeni jashtë, mos u strehoni nën një pemë. Nëse pema goditet nga rrufeja, ajo mund të kalojë nëpër pemë dhe te ju.

Qëndroni jashtë ujit, nuk duhet të qëndroni në një pishinë apo liqen.

Hyni në një vend të sigurt; asnjë vend jashtë nuk është i sigurt”. Nëse nuk mund të futeni brenda ose diku të sigurt, qëndroni larg pemëve të larta dhe, si mjet i fundit, përkuluni në një pozicion të ngjashëm me topin, duke shtrënguar kokën dhe duke mbuluar veshët.

Sipas CDC, rreth 10% e njerëzve vdesin pasi rrufeja i godet, zakonisht nga një atak në zemër. Shtetet e Bashkuara raportuan mesatarisht 43 vdekje nga rrufeja çdo vit nga viti 1989 deri në vitin 2018, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Shanset për t’u goditur nga rrufeja janë 1 në 15,300, por ky probabilitet mund të jetë më e lartë në varësi të shtetit – goditjet janë më të zakonshme në Teksas dhe Florida, për shembull – dhe sasisë së punës ose aktivitetit rekreativ në natyrë që personi bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat