Shenja që tregon se marrëdhënies tuaj po i vjen fundi, këshilla se çfarë duhet të bëni për të “rindezur” romancën

Life style

Shenja që tregon se marrëdhënies tuaj po i vjen fundi, këshilla se çfarë duhet të bëni për të “rindezur” romancën

Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:42
Ilustrim

Nuk mund ta mohoni që mbajtja romancës ndezur në një marrëdhënie s’është e lehtë. Shumë çifte përballen me vështirësi dhe probleme, të cilat ndonjëherë duken të pakapërcyeshme dhe mund ta çojnë lidhjen drejt fundit.

Psikologët thonë, megjithatë, se ka shumë shenja që mund të tregojnë se lidhja po kalon një krizë, thjesht çifti mund t’i shpërfillë ose mund të mos i kuptojë.

Dhe një nga shenjat kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është mungesa e dashurisë, dhe aq më tepër kur çifti është në shtrat së bashku.

“Një shenjë e qartë se një martesë po i vjen fundi, shihet kur fle. Kur secili fle në anën tjetër të krevatit. Kur nuk prekin më as këmbët, atëherë gjërat mes tyre janë shumë të vështira”, thotë Rick Netshiozwi, këshilltar për marrëdhëniet.

“Kontakti është i një rëndësie kyçe për një marrëdhënie”, shtoi ai. Për të, përqafimi në shtrat tregon një lidhje të fortë dhe një marrëdhënie me themele të forta. “Nëse kjo nuk ndodh, atëherë martesa është në rrezik”, thotë Netshiozwi.

Fjalët e tij duket se mbështeten nga shkenca, pasi është vërtetuar se prekja rrit nivelet e oksitocinës. Shpesh i quajtur “hormoni i dashurisë “, oksitocina është gjithashtu e lidhur me ndërtimin e besimit dhe rritjen e tërheqjes.

Një artikull i vitit 2021 i botuar në revistën Neuroscience & Biobehavioral Reviews argumenton se prekja është “forma më themelore e kontaktit” dhe mund të krijojë një ndjenjë uniteti dhe të komunikojë ndjenjat e dashurisë. Ndër efektet pozitive të prekjes janë edhe nivelet më të ulëta të stresit dhe ndjenja e shoqërimit. Një parakusht për të gjitha sa më sipër, sigurisht, është që prekja të jetë diçka që duan të dyja palët.

Mënyra se si një çift fle nuk është domosdoshmërisht një projeksion se sa e shëndetshme është marrëdhënia e tyre. Gjumi është një çështje personale. Ka njerëz që nuk duan të preken fare gjatë gjumit.

Intimiteti fizik është një pjesë e rëndësishme e një martese, por nuk është e vetmja gjë që e mban gjallë romancën.

Nëse ndiheni sikur po largoheni nga partneri juaj, atëherë gjeni mënyra që ju përshtaten për t’u afruar. Një takim romantik, një shëtitje në vendet e preferuara, një banjë së bashku ose një udhëtim mund të jenë disa prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat