Jam në lidhje me ish të dashurën e shokut të ngushtë dhe...

Life style

Jam në lidhje me ish të dashurën e shokut të ngushtë dhe...

Nga: G.B Më: 16 korrik 2016 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një djalë i ri i ka shkruar një letër ‘The Sun’, përmes së cilës tregon se është në lidhje me ish të dashurën e shokut të tij më të mirë, transmeton Bota Sot.

Për më shumë lexojeni letrën e tij:

E dashur Diedre:

Ndihem shumë fajtor që kamë rënë në dashuri me ish të dashurën e shokut tim më të mirë.

Unë jam duke bërë seks vazhdimisht me ish të dashurën e shokut tim më të mirë dhe ai nuk ka ide se ne jemi bashkë.

Unë jam 21 vjeç dhe ai është shoku im më i mirë, me të cilin kemi qenë bashkë në shkollë.

Ish e dashura e tij që është 18 vjeçare, thotë se lidhja e tyre nuk ka qenë fare serioze.

Unë jam dashuruar në të, por kam frikë se lidhja jonë do të zbulohet.

Ne kishim për të shkuar në pushim me disa miq, por unë dhe ajo bëmë arsyetime.

Nuk më pëlqen të gënjej, por nuk dua ta humbas atë për shkak të këtyre njerëzve.

Diedre përgjigjet:

Kjo vajza nuk është më e dashura e shokut tuaj, kështu që ajo është e lirë të jetë me ty, andaj nuk keni pse të ndiheni keq nëse zbulon se ju jeni në lidhje.

Dilni me të për të pirë diçka dhe tregoni se ju dhe ish e dashura e tij keni vendosur që të jeni bashkë dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin.

Ai nuk ka pretendime ndaj saj më./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat