Kujtimet e fëmijërisë, pse është kaq e vështirë t’i kujtosh?

Life style

Kujtimet e fëmijërisë, pse është kaq e vështirë t’i kujtosh?

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 22:49
Ilustrim

Kujtimet e hershme janë të rëndësishme në formësimin e “të rriturit” që bëhemi, dhe dallimet kulturore në stilin prindërorë mund të ketë një ndikim në atë që ne kujtojmë.

Shumica prej nesh nuk kanë kujtime nga 3 deri në 4 vitet e para të jetës sonë.

Në fakt, ne kujtojmë shumë pak deri para moshës 7, transmeton KosovaPress.

 
Kur ne përpiqemi të kthehemi prapa në kujtimet tona më të hershme, ato shpesh janë të paqarta, nëse ato janë kujtime tona të vërteta apo vetëm kujtime në bazë të fotografive ose tregimeve që na i kanë treguar të tjerët.

Fenomeni i njohur si " amnezi e fëmijërisë ", ka qenë e mistershme për psikologët për më shumë se një shekull - dhe ne ende nuk e kuptojmë plotësisht atë.
Arsyeja që ne nuk mbajmë mend mund të jetë për shkak se foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk kanë një kujtesë të zhvilluar plotësisht.
 
Por bebet më të reja se 6 muaj mund të formojnë kujtimet afatshkurtra që zgjasin për disa minuta, dhe kujtimet afatgjate që zgjasin disa javë.
 
Në një studim, bebet 6 muajsh, të cilët mësuan se si të shtypin një levë për të lëvizur një tren lodër mbajtën mend se si ta bëjnë këtë për 2 deri në 3 javë.
 
Në ndërkohë, është e rëndësishme të mbani mend se edhe në qoftë se ne nuk mund të kujtojmë në mënyrë të qartë ngjarje të veçanta kur ishim shumë të rinj, akumulimi i tyre megjithatë lë gjurmë të qëndrueshme që ndikojnë në sjelljen tonë.

Vitet e para të jetës lehtësisht harrohen, por njëkohësisht janë të fuqishme në formësimin e “të rriturit” që bëhemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat