Ku gaboni, pse nuk mund ta keni një të dashur?

Life style

Ku gaboni, pse nuk mund ta keni një të dashur?

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 22:39
Ilustrim

Vajzat, të cilat pa marrë parasysh se sa shumë mundohen, nuk mund ta gjejnë një partner, zakonisht bëjnë gabimet e njëjta në sjellje. Nëse edhe më tutje jeni vetëm, disa prej këtyre gjërave do të mund të ndihmojnë ta kuptoni.

Shumë shpejt shkoni në shtrat me meshkujt

Nuk është e thënë se duhet të prisni tre muaj, por janë disa femra të cilat nuk presin as tri orë për t’u futur në shtratin e një mashkulli. Kjo se menjëherë keni përfunduar në shtratin e tij më shumë tregohet në diçka që askush nuk e thërret në takimin e dytë.

Keni qëndrim negativ

Nëse niseni me qëndrimin se të gjithë meshkujt janë të pacipë, sepse edhe ish të dashurit tuaj ishin të tillë, do të ndikojë mjaft në ju. Ndoshta është pak e vështirë, por provoni që së paku secilit prej tyre t’u dhuroni një mundësi të fundit, një mundësi të artë. Mos harroni se secili është i pafajshëm, derisa nuk vërtetohet e kundërta!

Humbni kohë

Marrëveshja për seks pa emocione me tjetrin mund të jetë një gjë e bukur, por duhet ta kini në mendje që secilën herë kur të jeni me të, anashkaloni rastin për diçka të vërtetë. Pos se shpresoni se ai mund të dashurohet në ju, që mund të ndodhë në filma, në realitet është krejt diçka tjetër.

Ndjenja e mungesës së vlerave

Vajzat, të cilat nuk ia dinë vetes vlerës apo që nuk duan t’ia dinë, që kanë mungesë vetëbesimi, shpeshherë nuk guxojnë që ta kërkojnë fatin e tyre, sepse mendojnë se nuk e meritojnë një gjë të tillë. Vleni po aq sa mendoni se vleni,e nëse ju mendoni se nuk vleni gjë, atëherë të njëjtin mendim për ju do ta kenë edhe të tjerët.

Zgjidhni shumë

Natyrisht se do t’u përmbaheni disa kritereve, por zakonisht ato femra që zgjedhin shumë e kanë të vështirë të hasin një mashkull, ashtu si e kërkojnë ato. Më mirë është të provoni dhe t’i jepni mundësinë dikujt dhe ta kuptoni se nuk po shkon, sesa të mos e provoni fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat