Përparësitë dhe të metat e të jetuarit i/e vetme

Life style

Përparësitë dhe të metat e të jetuarit i/e vetme

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 14:55
Ilustrim

Gjithsecili nga ne, në moshë madhore mendon si ta organizojë më mirë jetën e vet.

Një nga dilemat më të rëndësishme është, a të jetojë i vetëm, apo me njerëz.

Të jetosh vetëm, ka mjaft përparësi, por pa harruar edhe të metat gjithashtu.

Shumë persona ndihen më rehat duke jetuar vetëm pasi kanë më pak përgjegjësi, në çdo aspekt, si dhe më shumë liri.

Nuk ndihen të detyruar të kujdesen për linjat trupore, as për oraret e vona të ardhjes në shtëpi, si edhe për zgjimin e hershëm në mëngjes, gjithashtu.

Pra, mund të vendosin vetë për gjithçka.

Por, jetesa vetëm ka edhe mjaft të meta.

Kur je i vetëm ke më shumë shpenzime në krahasim me të jetuarit në bashkësi, pasi ku çdo shpenzim ndahet.

Gjithashtu ndihesh i vetëm përballë çdo problemi që mund të hasësh, pasi nuk ke me kë të konsultohesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat