Historia prekëse: Një kërcim i fundit në mbrëmjen e maturës

Life style

Historia prekëse: Një kërcim i fundit në mbrëmjen e maturës

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 13:53
Jerika Bolen

Një adoleshente nga Uiskonsin, SHBA, që vuan nga një sëmundje gjenetike e pashërueshme, u shpall mbretëresha e mbrëmjes së maturës.

Jerika Bolen, 14 vjeç, arriti që të përjetojë një ëndërr të sajën përpara se të ndërrojë jetë.

Jerika është diagnostikuar me atrofi spinale kur ishte vetëm 8-muajshe.

Ajo ka kaluar 30 operacione dhe 12 orë në ditë i kalon e lidhur me një ventilator.

Por në një mbrëmje të organizuar për të, ajo u shpall mbretëresha e maturës.

Adoleshentes do i hiqet ventilatori në muajin gusht.

Nuk dihet se sa ditë do të rezistojë ajo pas kësaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat