Horoskopi, 25 korrik 2016

Life style

Horoskopi, 25 korrik 2016

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 07:19
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Hëna në shenjë mund t’ju tensionojë pak ju të dashuruarve për shkak të aspektit të saj në kundërshtim me shenjën e Luanit. Beqarët do kenë një ditë romantike. Në planin financiar situata do përmirësohet.

Demi 21/4 - 21/5

Do të gjendeni përballë disa rrethanave shumë të rrezikshme, por ama fitimprurëse. Beqarët do kenë një ditë tërësisht të qetë. Në planin financiar do jetë një gjendje e qëndrueshme.

Binjakët 22/5 - 21/6

Veproni me zgjuarsi dhe strategji për të arritur ato sfida që keni parashikuar në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk duhet të mbyllen në shtëpi. Buxheti do jetë i mirë.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Mërkuri në shenjë tregon për një zhvillim të ri në anën sentimentale. Beqarët do bëjnë çdolloj çmendurie. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

Luani 23/7 - 21/8

Nuk mjaftojnë shqetësimet e Hë- nës, por edhe Afërdita po tregohet pak kundërshtare me ju që jeni në një lidhje. Beqarët do duan të mbajnë statusin që kanë. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Largpamësia është një gjë mjaft pozitive dhe që ju bën të keni besim në veten tuaj dhe te partneri/ja. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri. Financat nuk do jenë aspak të këqija.

Peshorja 24/9 - 23/10

Gjatë gjithë kësaj kohe Afërdita ka qenë në kundërshtim dhe kjo ju ka penguar në punë. Beqarët do të takojnë personin që kanë pritur. Në planin financiar gjërat nuk do ecin siç duhet.

Akrepi 24/10 - 22/11

Ju që jeni në një marrëdhënie, do të ndiheni shumë të acaruar dhe të provokuar nga situata të ndryshme. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Financat vazhdojnë të mbeten të mira.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Të organizoni ditën tuaj sot do t’ju duket më e lodhshme se kurdoherë, por humori i mirë dhe optimizmi nuk do t’ju braktisin. Beqarët nuk do jenë ende gati për ndryshime. Buxheti do ekuilibrohet.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Është pikërisht ky momenti për të realizuar diçka premtuese lidhur me marrëdhënien në çift. Beqarët do pranojnë ftesat dhe do kenë takime interesante. Financat mbeten të mira.

Ujori 21/1 - 19/2

Situata qiellore e shenjës tuaj është e paqartë. Një shëtitje me njeriun e zemrës nuk do të ishte një ide e keqe. Beqarët do realizojnë plot takime. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Peshqit 20/2 - 20/3

Është pikërisht momenti i duhur për të realizuar objektivat tuaja porsa i përket lidhjes me partnerin/en. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri. Financat nuk do jenë aspak të këqija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat