Buzëkuqtë që janë në modë këtë verë

Life style

Buzëkuqtë që janë në modë këtë verë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 15:23
Ilustrim

Buzëkuqi është një pjesë e makijazhit të përditshëm të çdo femre.

Ai ka aftësinë që të ndryshojë dukjen tuaj, varësisht nga ngjyra që zgjidhni. Por, ashtu siç ndryshon moda e rrobave, ndryshon edhe moda e tyre.

Për ato femra të cilat e ndjekin modën, një shkrim iu tregon se cilin buzëkuq duhet ta përdorni verën e këtij viti.

Image

Nude natyrale

Për femrat të cilat pëlqejnë të duken thjeshtë dhe të mos tërheqin shumë vëmendje, ky buzëkuq është zgjedhja e duhur. Ai iu ofron ndjenjën se jeni pa makijazh edhe pse e keni përdorur atë. Kur e përdorni atë mundohuni që t’i mblidhni flokët nga prapa dhe të vendosni një nuanca hijesh të kaltra në sy.

Image

Rozë e ndezur

Nëse nuk jeni adhuruese e buzëkuqve por dëshironi që ta ndryshoni dukjen tuaj, ngjyra rozë e ndezur është ajo që po kërkoni. Ky lloj buzëkuqi do t’iu ofrojë një dukje të ëmbël dhe verore.

Image

I kuq në të portokalltë

Ngjyra e kuqe nuk del kurrë nga moda, por ekspertët e modës kanë vendosur që për këtë verë të mos mbizotërojë ajo. Kështu që, i kanë dhuruar buzëkuqit nuanca të portokallta të cilat do ta ndihmojnë atë që të përshtatet me çfarëdo ngjyre të lëkurës.

Image

I kafenjtë

Dukja të cilën e ofron buzëkuqi i kafenjtë nënkupton një femër të rrezikshme dhe hakmarrëse. Kështu ishte që nga vitet e 90-ta në industrinë e modës. Dhe pikërisht kjo nuancë është në modë këtë vit. Ngjyra e kafenjtë është zgjedhja e duhur për ato femra që duan ta hipnotizojnë dikë me dukjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat