Dëshironi martesë të lumtur? Mos i bëni këto gjëra

Life style

Dëshironi martesë të lumtur? Mos i bëni këto gjëra

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 10:44
Ilustrim

Me mijëra këshilla jepen në libra apo artikuj dhe studime të ndryshme përsa i përket një martese të shëndetshme dhe të qëndrueshme, ku ekspertët janë marrë shumë pak me faktin se çfarë nuk duhet bërë.

Kolumnisti i marrëdhënieve martesore, Dave Willis, pas një sërë studimesh ka arritur në konkluzionin se çfarë nuk duhet bërë nëse dëshironi një martesë të lumtur.

Ai ka deklaruar se çiftet e lumtura nuk e vendosin kurrë karrierën ose hobin para martesës së tyre.Willis shkruan se një martesë e lumtur nuk arrihet nga sasia e parave që mund të fitoni, apo nga njohjet e reja që mund të bëni në vendin e punës.

Ai ka shtuar se për një martesë të lumtur duhet sakrifikuar, ndërsa ka theksuar se partneri duhet të japë më të mirën nga vetja dhe duhet të foksuohet më shumë në martesë sesa në karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat