Bëra seks me kushërirën time, por tash familjet tona duan...

Life style

Bëra seks me kushërirën time, por tash familjet tona duan...

Nga: D.B Më: 15 gusht 2016 Në ora: 16:18
Ilustrim

E dashura Deidre

Kam një problem dhe të lutem më ndihmo. Unë kam pasur seks me kusherirën time dhe gjithcka ka qenë në rregull. Ajo më ka bërë shumë të lumtur mua por çfarë ti themi familjeve tona? Unë jam i frikësuar që familjet tona do të përpiqen që të na ndajnë dhe marrëdhënia jonë të përfundojë. Çfarë ti themi familjeve tona? Unë jam 28-vjeçar dhe kushërira ime është 24. Ne e njohim njëri-tjetrin qysh si fëmijë, në dhe unë e mbaj mend se në shtëpinë e kushëririt tonë kemi kaluar disa pushime të lumtur verore në plazh. Por ne kemi humbur kontakt, pasi që nëna ime dhe baba u divorcuan. Baballarët tanë janë vëllezër dhe unë u zhvendos në anën tjetër të vendit me mamin tim. Mbaj mend kushërirën time zeshkane dhe mahnitëse atëherë, ajo ka qenë një femër e qetë, qesharake, dhe shumë ndryshme nga femrat tjera. Por disa muaj më parë ne u takuam në dasmën e vëllait të saj dhe unë sapo e pashë sinqerisht rashë në dashuri me të. Të njëjtën gjë e kishte ndjerë edhe ajo për mua. Ajo tani e 6 muaj është single (beqare) pasi i dashuri i saj, e kishte mashtruar me shoqen e saj. Marrëdhënia ime e fundit që kisha me një femër, përfundoi një vit më parë, kështu që asnjëri nga ne, nuk mund të përfshihet në këtë rast e të lëndohet.

Ne kërcyem gjithë natën në martesën e vëllait të saj, dhe në fund dolëm për jë shëtitje jashtë. Ne duke shëtitur u puthëm, dhe unë kurrë nuk isha ndjerë kaq i lumtur me dikë.

Ajo më pas më dha edhe numrin e telefonit dhe ne filluam të shkruhemi rregullisht.

Pas disa ditëve ajo më ftoi në ditëlindjen e saj, dhe ishte një mbrëmje e shkëlqyer. Atë natë kemi qeshur e pirë gjithë natën, pasi edhe ajo ka një ndjenjë të humorit sikur unë. Pas kësaj ditëlindjes së saj, ne u kthyem në banesën time, biseduam gjatë me njëri-tjetrin dhe unë hapa një shishe verë.

Gjërat filluan të ngrohen vetvetiu dhe të ndizeshin aq shpejt saqë në një farë mënyrë ne përfunduam në divan duke bërë dashuri. Ne më pas shkuam në shtrat , ramë në gjumë dhe pastaj bëmë dashuri edhe në mëngjes. Ne kurrë nuk kemi qenë më të lumtur me njëri-tjetrin dhe duke qenë së bashku ndihemi shumë mirë, por ne çdo herë bëjmë dashuri fshehurazi. Tani jam ka i urrej të gjithë për rreth sepse jam i bindur se sapo të marrin vesh familjet tona, do të na ndajnë. Deidre përgjigjet:

“Ka disa popuj fetar që e lejojnë këtë gjë, madje ata edhe martohen me kushërirë, por nuk e di se sa është kjo e ligjshme në Britaninë e Madhe. Ju dy jeni të rritur dhe të lirë që ta zgjidhni partnerin tuaj. Dhe kur jeni në dashuri është e natyrshme që të ndodh gjithçka. Arsyeja e vetme është që ju të pritni një kohë vetes dhe të prisni pak, që të jeni i sigurtë në marrëdhënien tuaj, madje të jeni të gatshëm edhe nëse del ndonjë kundërshtarë. Kjo do të ishte e mirë nëse familjet e juaja pajtohen, dhe bien dakord me këtë lidhje familjare. Edhe pse jam e sigurtë se pas këtij lajmi ata do të jenë të befasuar. Por ju duhet të qëndroni të pa tundur dhe të sigurtë për atë çfarë doni. Ndonjëherë si të rriturit, ne duhet të ndjekim rrugët tona të zgjedhur me ose pa miratimin e të tjerëve.

E nëse veç ka pasoja gjenetike në të dyja anët e familjes, do të ishte një ide e mirë për të folur me mjekët tuaj në lidhje me këshillimin gjenetik qoftë se ju vendosni për të pasur fëmijë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat