Bëra seks të mahnitshëm me një grua, por tani është shtatzënë dhe...

Life style

Bëra seks të mahnitshëm me një grua, por tani është shtatzënë dhe...

Nga: G.B Më: 19 gusht 2016 Në ora: 10:55
Ilustrim

Një burrë ka treguar historinë e tij për ‘The Sun’, ku thotë se ka bërë seks me një të panjohur, por ajo tani është shtatzënë.

Kjo është letra e tij:

Kam bërë seks vetëm për një natë me një të panjohur, por ajo tani është shtatzënë.

Jam 30 vjeçar dhe drejtoj një dyqan gazetash, në pronësi të prindërve.

Jam beqar por punoj shumë dhe nuk kam shumë kohë për gjëra të tjera.

Vajza filloi të vinte në dyqan para disa muajsh. Ajo kishte një buzëqeshje të dashur dhe figurë të bukur.

Ajo nuk më tha asgjë më shumë se sa ‘Përshëndetje’.

Një mbrëmje, ajo erdhi vonë për të blerë verë dhe sapo e mori, e vendosi në dysheme dhe shpërtheu në lot.

E pyeta atë nëse është në rregull, apo nëse e ka lënduar dikush, por ajo më tha se e humbur punën dhe ka nevojë të pi.

Ajo shpjegoi se ishte një shitëse në arkë dhe e kishin larguar për shkak të reduktimeve.

Ajo tha: “Më vjen keq, ti nuk duhet t’i dini problemet e mia. Je treguar shumë i mirë. Më mirë të shkoj”.

I shpjegova se po e mbyllja dyqanin dhe se vera ishte nga unë. “A dëshiron ta ndash?”, e pyeta atë.

Ajo tha po dhe ne shkuam lart në banesën time. Ne ndamë verem dhe pastaj hapa edhe një tjetër shishe.

Ajo më tregoi se është 29 vjeçare dhe beqare.

Ajo filloi të qante përsëri, sepse duhej të gjindej e vetme dhe nuk dinte çfarë të bënte.

Unë e përqafova atë dhe pastaj ajo më shikoi e unë e putha.

Gjërat u bënë më të pasionuara dhe ne patëm seksin më të mahnitshëm.

Ajo ishte e tërbuar dhe e nxehtë dhe më tha se e kam bërë të ndihet shumë më mirë.

Ajo u largua dhe më tha se do të më thirrtë përsëri, por nuk e pashë për javë të tëra, deri dje.

Ajo u kthye, dukej e mërzitur sikur herën e kaluar, por këtë herë sepse ishte shtatzënë.

Unë ia mora numrin dhe i thashë se do ta telefonoj, por me të vërtetë nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Ju keni pasur një natë pasioni, por bëhu i ndershëm me këtë vajzë dhe sigurohu se ajo po tregohet e sinqertë me ty.

Tregoji se të dy jeni të papërgjegjshëm pasi nuk keni përdorur mjete mbrojtëse, por që do ta përkrahësh, pavarësisht se çfarë vendos, për shkak se, në fund të fundit, është ajo që vendos nëse do të vazhdojë me shtatzëninë.

Shikoje konfirmimin mjekësor dhe më pas bëje analizën e ADN-së, pasi ajo mund të jetë duke mos ju treguar të vërtetën.

Të nxitosh në një marrëdhënie, me një fëmijë, nuk është një fillim i madh, kështu që ajo duhet ta dijë nëse është në gjendje të përballet vetë, në qoftë se gjërat mes jush nuk funksionojnë. Ti duhet të jesh një baba i kujdesshëm, dhe të kesh përgjegjësi ligjore për ruajtjen e fëmijës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat