E rrallë, rriten rastet e orgazmave gjatë lindjes, më shumë femra nuk ndjejnë dhimbje

Life style

E rrallë, rriten rastet e orgazmave gjatë lindjes, më shumë femra nuk ndjejnë dhimbje

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:45
ilustrim

Dhimbjet e lindjes konsiderohen si më të rraskapitëse për t’u duruar, por, një studim tregon se po rritet numri i grave që gjatë lindjes që nuk përjetojnë dhimbje.

Një studim i bërë publik së fundmi, ku kanë marrë pjesë “Positive Bith Movement” dhe “Channel Mum” (dy organizata që ofrojnë asistencë dhe këshilla për gratë shtatzëna), tregon se, rreth 6 % e grave të përfshira në pyetësor pranuan se kanë pasur një orgazëm gjatë lindjes, shkruan Syri.

Hipoteza, edhe pse pak e diskutuar, është konfirmuar nga disa gjinekologë dhe mami, që thonë se kanë qenë të dëshmitarë të rasteve të tilla.

Megjithatë, disa akademikë nuk e pranojnë këtë.

Në vitin 2013, u publikua një studim i ngjashëm, sipas së cilit 0.3 % e grave e pyetura kishin pranuar se kishin përjetuar një orgazëm gjatë lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat