Horoskopi 27 Gusht 2016

Life style

Horoskopi 27 Gusht 2016

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 12:10
Ilustrim

Dashi

Ditë kritike sot pasi Hëna ka ndërhyrë tek ju për t’ju mësuar që të jeni pak më të matur. Shpesh flisni pa u menduar, duke lënduar të afërmit tuaj. Në jetën sentimentale po ashtu do merrni kritika nga partnerja, pasi nuk i dedikoheni ashtu siç duhet marrëdhënies tuaj. Nga ana shëndetësore do të keni probleme me stomakun.

Demi

Hëna insistone me patjetër që t’ju bëjë të shkëlqeni në shoqëri. Kjo do të lumturojë pa masë një person special për ju. Do të keni disa takime që do t’ju lënë pa fjalë. Në jetën në çift do të merrni një sadisfaksion të madh. Lidhja juaj do të përjetojë momente magjike dhe ekuilibri.

Binjakët

Nëse ju ka mbetur ndonjë pikëpyetje nga dikush, sot është dita me e  mirë për ta  konfirmuar paqartësinë tuaj. Ana financiare do të ketë disa probleme të vogla, por kalimtare. Jeta sentimentale nuk është në ditët më të mira, për shkak të mungesës së disa kushteve materiale.

Gaforrja

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj është për t’u vlerësuar. Do të kaloni orë të bukura me familjen, si dhe do të keni disa takime super të këndshme me njerëz të tjerë. Kushtojini pak vemendje projekteve të reja. Nëse jeni çift do të merrni disa lajme të mira nga partneri juaj. Nëse jeni beqar diçka e rë është në horizont.

Luani

Kalimi i Hënës në shenjën tuaj nuk është aspak shenjë e mirë. Sot do të përjetoni një ditë të mbushur me emocione. Nga ana sentimentale nuk do të jeni shumë i qetë, pasi do të humbni durimin ndaj partnerit tuaj. Kujdes! Flini pak më shumë. Kushtojini kohë relaksit.

Virgjëresha

Ditë e këndshme. Shëtitje dhe argëtim në bregdet. Miqtë tuaj do t’ju “hapin” sytë lidhur me një çështje që prej shumë kohësh nuk i keni dhënë drejtim. Edhe pse jeni tip i rezervuar mundohuni që të krijoni kofidenca me dikë  në mënyrë që të keni mundësi për të biseduar pa problem. Këshu do të arrini të kuptoni më mirë veten tuaj.

Peshorja

Ditë impenjuese dhe me plot takime. Nga ana morale nuk jeni aspak mirë. Mundohuni të  mos tregoni dobësitë që ju karakterizojnë. Hëna kërkon prej jush që të jeni pak më optimist dhe të mos demoralizoheni më shumë seç duhet.

Akrepi

Ky mëngjes do të jetë i paharrueshëm për ju. Lajme të mira në të gjitha drejtimet. Duhet të falenderoni yjet për këtë ditë pozitive. Nëse do ta shihni të mundur është mirë të organizoni më në fund një takim romantik me personin që  ju ka rrëmbyer zemrën.

Shigjetari

Sot Hëna do të ndikojë për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja në çift, pasi kohët e fundit asgjë nuk po shkon mirë mes jush. Nëse jeni beqarë dhe e keni zemrën të lirë…sonte në mbrëmje do të merrni një ftesë të veçantë. “Ndiz” dëshirën e kënaqësisë dhe shijoje në maksimum këtë eksperiencë të re.

Bricjapi

Ditë “gri” kjo e sotmja për shenjën tuaj. Do të rrethoheni nga melankolia dhe do të ndiheni të pa motivuar. Nuk keni dëshirë të merreni me asgjë, thjesht të meditoni. Dyshimet mbi marrëdhënien tuaj me partnerin do të ndezin një tjetër konflikt mes jush.

Ujori

Do të krijoni besim të jashtëzakonshëm për një mik tuajin. Mundohuni të evitoni disa inisiativa të reja në punë, por jo në jetën private.

Peshqit

Shenja juaj sot të të shkëlqejë nga dominimi i yjeve. Do të keni dëshirën e duhur për ta shijuar në maksimum këtë fundjavë. Mund të kryeni një udhëtim apo të qendroni orë të tëra në telefon me personin tuaj të zemrës. Takime të reja me miqtë dhe biseda interesante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat