Elizabeth Taylor tregon teknikat e grimit para se ato të ekzistonin

Life style

Elizabeth Taylor tregon teknikat e grimit para se ato të ekzistonin

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:50
Elizabeth Taylor

Si një ikonë e pakontestueshme e ekranit, Elizabeth Taylor nuk kishte konkurrencë as për elegancën artistike – veçanërisht kur ishte fjala për grimin.

Sytë me ton të zi të theksuar si Kleopatra ishin një grim i guximshëm për kohën, por që kur e praktikoi Taylor, u konsiderua si një moment i madh për bukurinë televizive. Por më interesantja është se sot, i njëjti grim është rikthyer për të treguar edhe një herë kohën e pavdekshme të ikonave të bukurisë.

Video e mëposhtme është shkëputur nga filmi “The Driver’s Seat”, në vitin 1974. Në klip, Elizabeth duket me sa siguri është duke aplikuar tonin gri të syve, duke arritur atë që sot e quajmë ‘smoky eye look’. Pastaj përdor një furçë të vogël për të theksuar të zezën… Është, pa dyshim, një teknikë sfiduese, por po të vëresh me kujdes, Elizabeth e ka shmangur përdorimin e toneve në të gjithë zonën e syrit (dhe fytyrës).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat