Horoskopi, 22 shtator 2016

Life style

Horoskopi, 22 shtator 2016

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 07:28
Horoskopi

Dashi

Edhe pse sot jeni të përqendruar te puna, gjithçka që ka të bëjë me ndjenjat ndaj partnerit/es po ju tërheq jashtë mase. Beqarët duhet t’i marrin gjërat siç ju vijnë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Demi

Me kalimin e Hënës në shenjë ju të dashuruarit do të bëheni të dashur me njerëzit që ju rrethojnë dhe partnerin/en. Beqarët nuk do mendojnë dot për të ardhmen. Në planin financiar parashikohen.

Binjakët

Pozitiviteti dhe energjitë e mira sot do të superojnë ato momente dyshimi që do t’ju kaplojnë ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do kenë takime interesante. Në planin financiar gjithçka do të ecë mirë.

Gaforrja

Një ekuilibër perfekt midis dashurisë dhe karrierës sot do të bëjë që ju të dashuruarit të jeni epiqendra e shumë situatave interesante. Beqarët do realizojnë takime interesante. Financat i mbani nën kontroll.

Luani

Sot duhet t’ja dilni mbanë vetë një problemi që mund të lindë me partnerin/en. Beqarët do kenë plot mundësi për takime. Financat do i keni nën kontroll.

Virgjëresha

Ndjeheni disi të zhgënjyer nga partneri/ja sot, sepse nuk ka të njëjtin përkushtim si ju në lidhje. Beqarët do kenë frikë të hedhin hapa drejt një lidhje. Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar.

Peshorja

Sot dita paraqitet e këndshme për të dashuruarit. Beqarët do kenë mbështetjen e yjeve. Në planin financiar duhet të keni kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Sot do të mbizotërojë ndjenja e xhelozisë për ata që janë në një marrëdhënie në çift. Beqarët do tërhiqen menjëherë nga një person që do takojnë sot. Tregohuni të matur me shpenzimet.

Shigjetari

E keni nisur ditën me shumë vrull dhe po kështu do ta përfundoni. Beqarët nuk duhet të tregohen të mbyllur në takime. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme. B

Bricjapi

Sot duhet të jeni më konkretë në planet tuaja ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do dinë çfarë duan dhe do arrin të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

 Ujori

Çdo gjë shkon mirë me partnerin/en tuaj. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë ditë për ndonjë udhëtim të shkurtër. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria sot. Në planin financiar do bëni disa gabime.

Peshqit

Do të merrni një mesazh mjaft të qartë nga partneri/ja. Beqarët nuk do jenë në gjendje që të ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar parashikohen disa vështirësi të njëpasnjëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat