Seksi me mikun e vjetër është i mahnitshëm, por ajo çfarë më thotë ai...

Life style

Seksi me mikun e vjetër është i mahnitshëm, por ajo çfarë më thotë ai...

Nga: G.B Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një grua ka treguar historinë për ‘The Sun’, ku thotë se bën seks me një mik nga e kaluara, por ai dëshiron që të shkojë edhe me femra tjera për seks, pasi ajo nuk është e vetmja për të, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Jam duke bërë seks të mahnitshëm me një djalë nga e kaluara.

Më pëlqen shumë të fle me të. Unë jam 39, ndërsa ai është 41 vjet.

Ne filluam të dilnim pasi u njohëm sërish në qytet.

Unë nuk merresha më me partnerë dhe kisha ndryshuar shumë vende që të shkoja të jetoja afër prindërve.

Ai është duke kaluar në një divorc lëmsh.

Që nga fillimi, ai më tha se nuk është i dashuruar me mua, dhe unë kurrë nuk do të isha e ‘vetmja’ për të, por thotë se është shumë i dhënë pas meje.

Ne kemi marrëdhënie seksuale të shkëlqyer, por ai më pas stresohet dhe ndihet fajtor.

Ai thotë se nuk është në rregull që ai më shfrytëzon për seks dhe mbështetje.

Ai ndihet sikur vetëm merr, por ai më jep dhe mua mbështetje, pasi unë kam qenë e privuar nga intimiteti me partnerin tim të fundit.

Ne kemi qenë dashnorë shumë vite më parë dhe nuk ka tensione mesh nesh.

Unë gjithmonë jam ndier e relaksuar dhe e sigurtë me të.

Kam pasur shumë pakënaqësi për trupin tim por ai më ka bërë të ndihem e bukur.

Ai është personi më i mirë dhe më i sinqertë që unë njoh.

Ai thoshte se dëshiron të jetë i lirë që të bëjë seks me femra të tjera, pasi ka qenë i martuar për 20 vite me një grua që ka pasur pak seks me të.

Kam sugjeruar që të bëjmë një lëkundje së bashku sepse nuk mendoja se do të dukej si tradhti dhe nuk do të kisha frikë sa të ishim bashkë.

E keqja do të ishte se nëse ne vazhdonim ashtu, askush nuk do të më donte mua.

Do të përfundoja duke u ndier edhe më keq për veten time.

Unë jam e gatshme të heq dorë nga kjo marrëdhënie.

A të shpresoj se mund ta zgjidh këtë?

Apo duhet të ndaloj së takuari me këtë njeri dhe të shikoj për dikë tjetër?

Përgjigja e psikologes:

Ti duhet t’i rezistosh tundimit për të shkuar në lëkundje.

Përfshirja e njerëzve të jashtëm në lidhjen tuaj seksuale mund të çojë në implikime të shëmtuara.

E kuptoj se dëshiron që ta ruash lidhjen që të bësh seks me këtë njeri, por nuk duhet të shkosh në këtë mënyrë, pasi në zemrën tënde ti e di se ai nuk e ka ndermen ta kryejë me ty.

Ai vjen nga ajo që thotë se ka pasur martesë të ftohtë dhe dëshiron të luajë tani.

Seksi me të po të mban të përkulur.

Mënyra e vetme është që të bëhesh e ftohtë.

Është e vështirë që të fillosh, por është më e mirë që të jesh e lirë dhe do të kalojë me kohë.

Fokusohu në jetën shoqërore që ta harrosh atë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat