Studentja shet virgjërinë për 150 mijë euro, kjo është arsyeja

Life style

Studentja shet virgjërinë për 150 mijë euro, kjo është arsyeja

Nga: M. Lakna Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:22
Ariana

Një Websajt i eskortave ka ofruar virgjërinë e një vajze në mënyrë që ajo t`i përballoj më lehtë studimet jashtë vendit. Vajza të cilën po e shihni në fotografi, quhet Ariana, është 20 vjeçe dhe thotë se është duke e shitur trupin e saj, që të mund të studioj për mjekësi vitin tjetër.

Oferta mbanë çmimin duke filluar nga 150 mijë euro që përafërsisht i bie 130 mijë funta. Ofertuesit e ankandit online me sa duket mund të takohen edhe me dy virgjëresha në një natë, nëse akant ndonjë ofertë të mirë nga ndonjë shoqe e studentes, përcjellë "Bota Sot".

Ariana tha se po ofron virgjërinë e saj për të mbuluar kostot e edukimit. Ajo tha: "Shumë studentë gjatë studimeve të tyre duhet të ballafaqohen me probleme të shumta. Duhet të punosh, në mënyrë që ta paguash shkollimin.

"Unë dua të shkojë në një vend tjetër për studimet në mjekësi. Universiteti do të jetë shumë i shtrenjtë, qiraja do të jetë e lartë. Imagjinoni dikur të jetoni në një vend tjetër dhe jetesa të jetë shumë e vështirë. Prandaj unë dua të marrë barrën financiare, që të mund të përqendrohen në studimet e mia mjekësore." Ariana nuk mendon se duke ofruar veten po bën diçka jo etike.

Ajo u përgjigj: "Kjo është mënyra më e lehtë për të fituar para në një kohë të shkurtër."

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat