Ndikimi i gruas tek burri: Sekreti i martesës së lumur?!

Life style

Ndikimi i gruas tek burri: Sekreti i martesës së lumur?!

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:43
Ilustrim

Doni të keni martesë të lumtur dhe stabile? Përkushtohuni ndaj parnerit tuaj më fortë se sa të përkushtoheni vetëm për të fituar

Në një studim të gjatë të 130 çifteve të sapomartuar, Dr.John Gottman ka zbuluar se meshkujt të cilët i lejojnë gratë të ndikojnë tek ta kanë martesa më të lumtura dhe janë më pak të pritur për tu ndarë. A donte të na njoftone me çiftin Lauren dhe Stiven. Ndonëse Steven beson se një partneritet i barabartë është çelësi i një martese të gjatë e të lumtur, veprat e tij flasin ndryshe.

Steven: “Unë dhe djemtë do të dalim për peshkim këtë vikend dhe do të nisemi natën vonë”.

Lauren: “Por shoqet e mija do të rrijnë tekne të premten, dhe kam nevojë të më ndihmosh për ta pastruar shtëpinë. Unë të kam treguar për këtë, si ke harruar? A mund të shkosh nesër në mëngjes?”

Steven: “Si ke harruar se kam udhëtimin me shokë? Nuk mund ta ndryshoj orarin do të nisemi për pak kohë”.

Dhe këtu fillon të nervozohet Lauren, ajo e thërret egoist Steven dhe “stuhia” fillon në shtëpi.

Steven i tronditur, e pi një gotë alkool dhe e lëshon televizorin për ta parë një ndeshje futbolli. Kur Lauren kthehet në dhomë për të biseduar, ai e injoron atë. Ajo fillon të qaj. Ai i tregon se do të punoj në këtë drejtim dhe largohet nga dhoma.

Argumentet e tilla janë plot me akuza, duke e bërë kështu të vështirë për të përcaktuar arsyjen kryesore. Ajo që dihet qartazi është mungesa e vullnetit të Steven për të pranuar se Lauren ndikon tek ai.

Refuzimi i ndikimit
Nuk është se martesa smund t’ju mbietoj momenteve të nervozës, ankesave apo kritikave. Në fakt mundet! Çiftet fillojnë të kenë telashe kur ata e bëjnë bashkë negativitetin me negativitetin në vend se të përmirësojnë konflitet.

Dr.Gottman sqaron “Parimet për ta bërë një martesë të funksionoj”, në të cilat 65% të meshkujve rritin negativitet gjatë debatit.

Përgjigjia e Steven nuk është se ndëgjon Lauren teksa ankohet. Por në vend të kësaj, ai përgjigjet me mbrojtje dhe ia kthen ankesën menjëherë: “Pse nuk t’u kujtuan planet e mia?”

Çfarë mund të mësojnë meshkujt nga femrat?
Janë disa libra që thonë se meshkujt vijnë nga marsi ndërsa femrat nga venusi. Përderisa kjo në fakt nuk është e vërtetë, meshkujt dhe femrat e ndjejnë veten si të huaj me njëri tjetrin.

Kjo fillon që nga fëmijëria. Kur meshkujt luajn me lojëra, ata përqendrohen të fitojnë, jo tek emocionet e tyre apo të atyre që luajnë. Nëse njëri nga djemtë lëndohet, ai injorohet. Pas të gjithave “loja duhet të vazhdoj”.

Ndërsa tek vajzat, ndjenjat janë prioritet. Kur një vajzë plot lot thotë“nuk jemi shoqe më”, loja ndalet dhe fillon përsëri vetëm nëse vajzat pajtohen. Sipas teorisë së Dr Gottman, ai thotë se e vërteta është se lojërat“vajzërore”, ofrojnë përgaditje shumë më të mira për martesë dhe jetën në familje sepse ato fokusohen në lidhje.

Janë shumë femra të cilat janë të pavetëdijshme ndaj këtyre problemeve sociale dhe meshkujve të cilët janën thellsisht të ndjeshëm me të tjerët. Në hulumtimet e Dr.Gottman, gjithësesi, vetëm 35% e meshkujve janë emocionalisht intelilgjentë.

Si ta pranoni ndikimin?
Dr.Gottman dyshon se meshkujt që rezistojnë ndikimin e grave të tyre e bëjnë pa e kuptuar. Të pranosh se je i ndikuar është aftësi dhe mendim se do të duhet t’i kushton vëmendje gruas tënde çdo ditë. Kjo do të thotë të ndërtosh “Hartën e Dashurisë”, duke shprehur admirimin dhe duke pranuar urdhërat.

Dhe kur konflikti ndodh, çelësi është të kuptoni mënyrën se si i sheh gjërat partneri juaj dhe të mundoheni të merreni vesh. Bëjeni këtë duke gjetur anët tuaja të pandryshueshme dhe duke kërkuar diçka për të cilën pajtoheni të dy.

P.sh: Steven e kupton se Lauren është e nervozuar të vijnë shoqet e saj kur shtëpija është rrëmujë. Përderisa ai nuk mund ta shtyen udhëtimin e tij deri në mëngjesin tjetër, ai mund ta shtyej deri vonë natën në mënyrë që ta ndihmoj atë për ta pastruar shtëpinë.

Të pranoni ndikimin e partnerit tuaj është strategji e mirë për të fituar më shumë respekt, fuqi dhe ndikim. Doni të keni martesë të lumtur dhe stabile? Përkushtohuni ndaj parnerit tuaj më fortë se sa të përkushtoheni vetëm për të fituar. Nëse përkushtoheni ndaj partnerit, martesa juaj do të triumfoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat