Ja në cilën moshë fillon plakja

Life style

Ja në cilën moshë fillon plakja

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:15
Ilustrim

Një studim amerikan ka treguar se njerëzit plaken që në moshën 27-vjeçare. Sipas shkencëtarëve, aftësitë tona mendore nisin të pakësohen që në këtë moshë, ndërsa piku për to është mosha 22 vjeç. Plakja fillon me harresat për vendin ku kemi lënë çelësat, për ushqimin që kemi ngrënë në drekë apo cilat janë takimet e mbrëmjes.

Kërkuesit shkencorë studiuan për 7 vjet sjelljen e 2 000 njerëzve të moshave 18 deri 60 vjeç. Të gjitheë personat iu nënshtruan testeve, provave të fjalorit, arsyetimit, shpejtësisë së mendimit etj. Kërkuesit e Universitetit të Virxhinias thanë se në 9 nga 12 provat, përgjigjet më të mira vinin nga 22-vjeçarët, ndërsa 5 vjet më pas u vu re rënie e rendimentit të trurit. Studimi u publikua në revistën mjekësore “Neurobiology Of Aging”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat