29 vjeçarja e martuar: Bëra seks me menaxherin, por një mik e di dhe tani ai po më...

Life style

29 vjeçarja e martuar: Bëra seks me menaxherin, por një mik e di dhe tani ai po më...

Nga: BOTA SOT Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 17:17
Ilustrim

Një grua 29 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se një shok i saj po e kërcënon, pasi kjo po ia vonon përgjigjet në Facebook, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ai e di se gruaja kishte bërë seks me menaxherin e saj në punë, andaj po e kërcënon që t’i tregojë burrit të saj.

Ky është rrëfimi i saj:

Jam bërë shumë e afërt me një djalë nga puna, por ai tani po më kërcënon në Facebook.

Unë jam 29 vjet dhe jam gjatë tërë kohës online, derisa burri im, që është 32 vjeçar punon me ndërrime. Miku im i punës është 35 vjet, beqar dhe njeri që kam mundur t’i besoj qysh në fillim.

Unë kam kaluar një natë seks me menaxherin tim, në një ndejë në fund të vitit për Krishtlindje.

Shoku im ishte shumë i kuptueshëm dhe më ndihmoi që të më kalonte e gjithë kjo.

Ai e ka ndryshuar punën por ne kemi mbetur ende miq në Facebook dhe flasim shumë shpesh.

Tani kam marrë një lojë dhe nuk kam qëndruar shumë në Facebook.

Ky djaloshi, miku im e mori këtë shumë keq, duke kërkuar nga unë që t’i jap sqarime pse po i vonoj përgjigjet tij.

Ai ishte aq i vrazhdë sa që më shtyu ta bllokoja.

Pastaj ai më ka shkruar duke më thënë se do t’i tregojë burrit tim për natën e kaluar me menaxherin tim, nëse nuk e zhbllokoj. Jam e frikësuar se ai do të ma shkatërrojë jetën time.

Përgjigja e psikologes;

Ai nuk fiton asgjë nëse i tregon burrit tënd. Shkruaj atij një mesazh dhe thuaj që të lë rehat ose do ta telefonosh policinë.

Ruaj bisedat e tij si foto por mos i shkruaj atij më./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat