Si të provoni disa parfume dhe të mos humbni ndjenjën e nuhatjes?

Life style

Si të provoni disa parfume dhe të mos humbni ndjenjën e nuhatjes?

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 09:35
Ilustrim

Të gjendura përpara dhjetëra aromave të panjohura, femrat duan t’i ndjejnë të gjitha në mënyrë që të zgjedhin parfumin më të mirë.

Thuhet se hunda e njeriut mund të ndjejë deri në katër aroma njëkohësisht e më pas fillon ta humbasë ndjenën e nuhajtes, por më poshtë keni një truk që të zhytyra mes qindrash aroma ju të mundeni sërisht të bëni dallimin mes tyre.

Pasi të spërkasni letrat e posaçme për të ndjerë parfumin, duhet të ndjeni aromën e trupit tuaj. Duke palosur parakrahun ju duhet të nuhasni këtë pjesë të trupit në mënyrë që të neutralizoni aromat.

Era natyrale e lëkurës do të eleminojë çdo grimcë parfumi nga hunda juaj duke e pastruar tërësisht atë. Pasi ta keni provuar këtë gjë të jeni të sigurtë që sado parfume të provoni erën e tyre do e ndjeni sikur të ishte i pari që merrni në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat