12 rregullat për të rritur vajzat që çdo nënë duhet t’i dijë

Life style

12 rregullat për të rritur vajzat që çdo nënë duhet t’i dijë

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:27
Ilustrim

Blogerja e njohur Karissa Ancell ka shkruar një artikull të gjatë mbi mënyrën se si duhen rritur vajzat. Më poshtë po sjellim për ju 12 prej këshillave dhe sugjerimeve më të mprehta të saj.

“Rritja e vajzave është e vështirë, në përgjithësi rritja e fëmijëve është e vështirë, por unë kam vetëm një vajzë dhe kjo është e gjitha për rritjen e vajzave,”, thotë Karissa.

-Make up juaji është tashmë make up i saj. Vajza ime 8 vjeçe pëlqen të bëjë tualet. Me kalimin e kohës unë do t’i mësoj asaj ta përdorë pak, por për momentin është vetëm për argëtim.

-T’u tregosh atyre për periodat është e vështirë dhe e pakëndshme, por është e rëndësishme dhe unë dua që ajo të jetë e përgatitur kur të kjo të ndodhë. Është puna ime të jem e hapur në lidhje me trupin tim dhe se çfarë do të ndodhë me trupin e saj. Ajo ka nevojë të flas lirshëm me dikë në lidhje me të dhe ajo duhet të jem unë.

-Bota do të përpiqet që t’i rris ata shumë shpejt. Është detyra juaj t’i mbani ato vajza sa më gjatë të jetë e mundur. Është detyra juaj të vendosni kufijtë mbi make up, rrobat e papërshtatshme, celularin.

-Inkurajoni dhe mbështesni marrëdhënien e tyre me babain. Ata kanë nevojë për nënën por ata gjithashtu duhet të dinë që një burrë i do ato, në mënyrë që ato të mos dashurohen me një djalë i cili pretendon se i do.

-Mësojuni atyre rëndësinë e kursimit të parave. Kështu shpresojmë se një ditë ato nuk do të duhet të varen nga ju dhe do të kujdesen vetë për financat e tyre.

-Kini kujdes se si flisni për trupin tuaj para tyre. Ju do të bëheni shembulli i tyre për mënyrën se si gratë i shohin trupat e tyre. Kështu duhet të flisni mirë për veten para tyre.

-Mbrojini ato por gjithashtu mësojini të dinë të mbrojnë veten e tyre. Bota ka nevojë për më shumë gra të forta. Vajza ime e di që unë e mbroj, por ajo duhet të përpiqet të zgjidh një problem para se unë të ndërhyj.

-Komplimentojeni vajzën për gjëra të tjera përveç bukurisë dhe pamjes. Ajo ka nevojë të dijë se vlera e saj nuk varet vetëm nga bukuria. Gjëra që nuk do të zbehen me kalimin e kohës.

-Vendosni kufijtë mbi mënyrën si njerëzit ju trajtojnë. Kështu që jo do t’iu shikojë dhe do të mësojë prej jush. Ne jemi mësuesit më të mëdhenj dhe ata mësojnë më shumë nga ajo që ne bëjmë se sa nga ajo që themi.

-Ndiqni ëndrrat dhe pasionet tuaja. Jepni shembullin se ajo që ju dëshironi është e rëndësishme dhe kështu ajo do të besojë në ëndrrat e saj dhe pasionet.

-Mësojini të jetë e zgjuar në lidhje me djemtë dhe burrat përreth

-Ndihmojini të kuptojnë që trupi i tyre duhet të vlerësohet dhe trajtohet me respekt. Tregojani këtë përmes bisedave të hapura rreth marrëdhënieve dhe se si ata duhet apo nuk duhet të trajtohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat