Sa gjatë duhet të dilni me dikë përpara se të ndërmerrni hapa seriozë?

Life style

Sa gjatë duhet të dilni me dikë përpara se të ndërmerrni hapa seriozë?

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 18:59
Ilustrim

Këtë pyetje mund t’ia keni bërë vetes shumë herë, por me shumë gjasa përgjigja që i keni dhënë vetes mund të mos ketë qenë e sinqertë!

Kur një çift të dashuruarish duken të lumtur, njerëzit rreth tyre gjithnjë i shtyjnë të ndërmarrin një tjetër hap në lidhje, të bashkëjetojnë, të fejohen apo të martohen.

Në mungesë të këtyre presioneve, ju vet çfarë do të mendonit?

Do të dëshironit më shumë kohë për të njohur partnerin tuaj, apo do të mendonit që nuk ka asgjë më për të pritur? Shkenca thotë të prisni!

Brian Ogolsky, profesor i zhvillimit njerëzor dhe familjar në Universitetin e Illinois ka publikuar së fundmi përfundimet e një studimit prej katër dekadave.

Në vitet 1980, studiuesit dokumentuan marrëdhëniet e 2000 çifteve. Ndonëse prej tri dekadave gjërat kanë ndryshuar shumë, hulumtuesit gjetën se për dy dekadat e parë, koha ideale për të njohur partnerin ishte rreth 25 muaj. Ndërkohë me kalimin e viteve ky numër rritej duke kapur shifrën prej 3.6 vitesh, shifër që qëndron dhe në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat