Këpucët që duhet t’i vishni me minifund

Life style

Këpucët që duhet t’i vishni me minifund

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 12:00
Këpucët me minifund

Minifundi është më shik se sa mendoni, mjafton ta vishni me këpucët e duhura. Revista Grazia ka zgjedhur disa modele këpucësh, qënga ato të sheshtat deri tek çizmet deri tek gjuri, sipas rasteve dhe stileve personale.

Ja disa modele:

Minifund dhe çizme të gjata

Një stil për ato fatlume që kanë këmbë të holla dhe të gjata. Çizmet e gjata janë një aksesor perfekt për tu veshur me fund të shkurtër. Orientohuni drejt një versioni të thjsehtë për të dyja veshjet, fund me shtrat të lartë dhe çizme me pak takë, ose pa takë. Shtoni pak kolore me një palë geta.

Minifund dhe atlete

Për një luk sportiv, në versionin dimëror, vishni një palë atlete dhe kombinoheni me një fund të shkurtër me dizajn antikonvencional. Kompletojeni këtë luk me një palë geta të së njëjtës nuancë të errët të fundit.

Minifundi dhe këpucët e sheshta

Bëhet fjalë për stilin mokasin me dizajn retro. Mund ti kombinoni si në mënyrë sportive dhe të rafinuar. Mund të zgjidhni një palë çorape me motive, apo qoftë edhe vetëm me geta.

Minifund dhe çizme të shkurtra

Ky është stili më i preferuar i VIP-ave. Këshilla është që të fokusoheni tek ankle boots (çizmet me qafë të shkurtër) me pak centimetra lartësi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat