Shokon 35 vjeçarja: Si më zunë prindërit në shtrat me djalin e axhës 18 vjeçar...

Life style

Shokon 35 vjeçarja: Si më zunë prindërit në shtrat me djalin e axhës 18 vjeçar...

Nga: BOTA SOT Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:21
Ilustrim

Një vajzë 35 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhjen me djalin e axhës, me të cilin bën seks të mahnitshëm, por prindërit e kanë gjetur në shtrat me të dhe i kanë thënë që të ndahet nga ai, apo ta lërë shtëpinë, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i saj:

Kam një marrëdhënie pasiononte me kushëririn tim, i cili është sa gjysma e moshës sime.

Unë jam 35 vjet ndërsa ai është 18. Unë e dua atë por prindërit më kapën në shtrat me të dhe tani më thonë se do të më përzënë nëse nuk e përfundoj lidhjen me të.

Unë jetoj me babain dhe nënën pasi puna ime nuk është aq e mirë sa të mund të paguaj vetë një banesë dhe pasi i dashuri më la për të jetuar me një tjetër.

Unë e njoh kushëririn tim që kur ishte fëmijë por ai nuk ishte aq i afërt me familjen time, kur isha në të njëzetat.

Unë e njoha atë sërish në një ndejë gjatë verës.

Ai është djali i axhës dhe ka qenë fejesa e motrës së tij. Ai është me të vërtetë i nxehtë.

Ne e kaluam natë bashkë duke biseduar, duke flirtuar dhe duke u puthur, larg syrit të tjerëve.

Pas ndejës ai më pyeti nëse mund të shihemi sërish.

Ne filluam të takoheshim por e mbanim sekret sepse prindërit tanë kurrë nuk do ta aprovonin lidhjen tonë.

Seksi është i mrekullueshëm dhe ne e duam njëri tjetrin shumë, kështu që hendeku në moshë nuk është fare problem.

Prindërit e mi shkuan një natë diku dhe unë e pyeta kushëririn që të qëndronte me mua.

Ne e patëm mundësinë të zgjohemi bashkë dhe kjo ishte diçka speciale për të dy.

Ne bëmë seks të mahnitshëm dhe më pas fjetëm në krahët e njëri tjetrit.

Ne u zgjuam papritmas disa orë më vonë, nga britmat e prindërve të mi në dhomën time.

Ata nuk kishin kaluar mirë në darkën që kishin shkuar dhe kishin vendosur që të ktheheshin.

Vetura e djalit të axhës ishte në oborr dhe ata e dinin pse.

Ata u bënë keq kur na panë ne. I dashuri im u vesh shpejt dhe shkoi në shtëpi.

Të nesërmen prindërit më dhanë një ultimatum, ose të ndahem nga ai, ose të largohem nga shtëpia.

Ne nuk duam ta përfundojmë lidhjen por unë nuk kam ku të jetoj.

Përgjigja e psikologes:

Jepu kohë prindërve që të qetësohen dhe shpjegoju se ndjenjat e juaja për njëri tjetrin janë të vërteta dhe jo vetëm lojëra.

Ti je e rritur dhe duhet të vendosësh vetë me kë të jesh në lidhje, edhe pse në të vërtetë, ti ke nevojë dikë që është i gatshëm të ketë një marrëdhënie në kuptimin e plotë të fjalës.

Në moshën 18 vjeçare, kushëririt tënd ndjenjat i ndryshojnë shpejt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat