Studimi: Seksi i rregullt, çelësi për një kujtesë të shëndetshme tek gratë

Life style

Studimi: Seksi i rregullt, çelësi për një kujtesë të shëndetshme tek gratë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 09:36
Ilustrim

Mos humbisni kohë me Sudokun, Puzzle apo të ashtuquajturat lojëra për trajnimin e trurit. Zonja, çelësi për një kujtesë të shëndetshme është seksi i rregullt.

Një studim, rezultatet e të cilit janë botuar në Archives of Sexual Behaviour, ka gjetur se gratë që gëzojnë një jetë aktive seksuale, arrijnë rezultate më të mira në testet e kujtesës, shkruan Daily Mail.

Sipas ekspertëve, kjo vjen nga ndikimi i seksit në tru. Për kërkimin, ekipi i ekspertëve në Universitetin McGill në Montreal të Kanadasë, ka rekrutuar 78 gra të moshës nga 18-deri në 29. Ata u pyetën për jetën e tyre seksuale duke iu nënshtruar një sërë testesh të kujtesës.

Rezultatet zbuluan se gratë që kishin një marrëdhënie seksuale aktive, kishin regjistruar pikët më të larta të testet e kujtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat