Keni probleme me kujtesën? S’ka problem, vetëm bëni seks!

Life style

Keni probleme me kujtesën? S’ka problem, vetëm bëni seks!

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:58
Ilustrim

Nëse femrave u duhet një arsye tjetër për të bërë më shumë seks, një studim i fundit nga Universiteti McGrill në Kanada ua ka jap këtë arsye: Seksi e forcon hipokampusin e femrave – regjion i trurit që ndërlidhet me kujtesën. Rrjedhimisht, seksi i shpeshtë mund të bëjë që femrat të kenë kujtesë më të mirë.

Edhe pse këto zbulime duhet diskutuar, ato të paktën ofrojnë motivim shkencor për të kaluar më shumë kohë nën çarçafë.

Në bazë të rezultateve të këtij studimi, marrëdhëniet seksuale e stimulojnë regjionin e hipokampal të trurit të femrave.

Vlen të ceket se edhe aktivitete tjera e stimulojnë regjionin e hipokampusit, siç është vrapimi, joga etj.

Por, padyshim se seksi është mënyra më atraktive për ta stimuluar këtë regjion, e veçanërisht kur seksi njihet edhe për zvogëlimin e stresit, shqetësimit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat