Qyteti ku ofrohet seks për 2 paund

Life style

Qyteti ku ofrohet seks për 2 paund

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 00:47
ilustrim

Një pjesë e harruar e qytetit të Newport në Britani, përshkruhet nga vendasit si “distrikt ilegal me drita të kuqe”, ku seksi ofrohet për vetëm 2 paund, në çdo orë të ditës.

Banorët dhe biznesmenët pohojnë se, punëtoret e seksit, shumë prej të cilave duken që janë të reja, shihen në cepat e rrugëve në zonën “Pill” që në orën 6 të mëngjesit.

“Situata është shumë e keqe për momentin. Është për të ardhur keq”, citohet Ann Barton, 71-vjeçe, në një artikull të publikuar këtë të mërkurë.

“Ato duhet të largohen nga rruga”, vijon ajo.

Policia lokale ka njoftuar se po punon në mënyrë aktive për të reduktuar krimin dhe sjelljen anti-shoqërore në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat