Gabimet fatale që bëhen në takimin e parë

Life style

Gabimet fatale që bëhen në takimin e parë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 12:37
Ilustrim

Një pjesë shumë e rëndësishme e një marrëdhënieje nis që prej takimit të parë. Impresioni i parë në fakt është shumë i rëndësishëm kur vjen puna tek vazhdimësia e marrëdhënies. Por janë disa gjëra të vogla të cilat mund ta dënojnë marrëdhënien që prej takimit të parë.

E para është korrektesia. Nëse ju nuk jeni korrekt në këtë takim, dijeni se gjërat nuk do nisin edhe aq mirë. Sidomos nëse mungesa e korrektesës vjen nga ana e meshkujve. Pra nëse një femër iu pret e vetme në kafe ajo vështrohet disi me keqardhje nga të tjerët dhe ky nuk është aspak fillim i mbarë.

Gabimi i dytë është të mos qenit i sjellshëm me personin tjetër. Kjo do ju bënte kategorikisht të eliminuar, pasi është një prej gjërave më të rëndësishme. Mos u tregoni arrogant me kamerierët. Në rastin tjetër, edhe nëse kamerieri apo kamerierja iu duket interesante, mos flirtoni.

Mos u merrni shumë me telefonin. Kjo është mungesa më e madhe e respektit që mund të tregoni.

Në rast se takimi rezulton i suksesshëm, mos u zhdukni për tu rikthyer disa ditë më pas. Kjo ju heq besueshmërinë si person.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat