Femrat e vlerësojnë shumë këtë tek meshkujt

Life style

Femrat e vlerësojnë shumë këtë tek meshkujt

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 20:40
Ilustrim

Preferencat e femrave për meshkuj ndikohen shumë nga fakti nëse ata janë më shumë altruistë se sa të bukur, ka gjetur një studim i ri.

Për të gjetur këtë, shkencëtarët iu treguan femrave fotografi të meshkujve të ndryshëm në situata të ndryshme, të shoqëruar me një përshkrim të asaj se si ata do të silleshin (në mënyrë altruiste apo jo) – për shembull nëse ata do t’i blinin një të pastrehu një sanduiç ose nëse do të ndihmonin një fëmijë që po mbytej.

Rezultatet treguan se femrat preferuan meshkujt altruistë, sidomos kur ishte fjala për marrëdhënie afatgjate.

Kjo preferencë lidhej direkt edhe me tërheqjen fizike; të jesh edhe tërheqës edhe altruist bënin që meshkujt të dëshiroheshin më shumë nga femrat.

Por, për marrëdhënie afatgjate, studimi tregoi se femrat preferojnë meshkuj të cilët janë më shumë altruistë se sa tërheqës në dukje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat