Këto 18 gjëra i kuptojnë vetëm ata që kanë probleme me matematikën

Life style

Këto 18 gjëra i kuptojnë vetëm ata që kanë probleme me matematikën

Më: 14 janar 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

Nëse hutoheni nga algjebra dhe nuk keni ide se çfarë është vargu i gjatë, atëherë shanset janë që, ju jeni të dobët në matematikë.

Këto janë 18 gjëra, të cilat i kuptojnë vetëm ata që kanë probleme me numrat:

1. Shumëzimin e numrave, mund ta bëni vetëm nëse i thoni me zë.

2. Recetat janë konfuze. Sa gram i ka një kilogram apo sa është një 2/3 e lugës së kuzhinës?

3. Ju ndaloni së biseduari, kur dikush ja nisë të flas për shifra.

4. Nuk keni nevojë të bëni mbledhjen e numrave me gishta, kur e keni kalkulatorin.

5. Kur blini diçka me 15 për qind lirim, ju nuk e dini sa para do t'i merrni.

6. Nëse punoni në arkë dhe klienti ju thotë "a keni nevojë për 20 cent", ju nuk keni ide se sa duhet t'i ktheni.

7. Tatimi mbi vlerën e shtuar, a është mirë apo keq për mua?

8. Vetëm llogaritja e taksave dhe pagës për pension ju vë në panik.
9. Ku shefi ju thotë të shkruani diçka në Exel, ju filloni të ndiheni keq fizikisht.

10. Filmin "A Beautiful Mind" ju e keni parë vetëm 15 minuta, sepse ... numrat.

11. Kur njerëzit flasin për shifra, juve ju duken pas si jashtëtokësor.

12. Duke dashur të llogaritni diçka me shume numra, fillon të ju dhëmb koka. 150 euro qiraja + 55 euro rryma + 43 euro telefon dhe internet +300 euro për shpenzime mujore... dhe unë i kam vetëm 500 euro. Është tamam apo jo? Gabim? Ku e kam kalkulatorin.

13. E tëra që e dini, është se jeni duke paguar shumë rryme, sepse ju nuk kuptoni asgjë lidhur me shifrat në faturën tuaj.

14. Ju nuk e dini sa zero i ka një miliardi.

15. Përqindjet janë djallëzore. Ju nuk i kuptoni edhe nëse përdorni kalkulator.

16. Kurrë nuk keni marrë kredi, sepse procesi është shumë konfuz dhe i pakuptueshëm.

17. Kur pushoni jashtë vendi, ju mbetni papritmas pa para, sepse nuk dini se sa po shpenzoni. Sa euro ishin njëmijë lekë?

18. Nuk ja keni idenë se çfarë janë logaritmet, konkavet, konvekset apo infiniti. Por ju i shqiptoni mirë. Sepse, derisa numrat i keni armiq, fjalët bëhen miqtë tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat