Horoskopi, 17 janar 2017

Life style

Horoskopi, 17 janar 2017

Më: 17 janar 2017 Në ora: 07:15
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Nëse diçka nuk shkon, është mirë të informoni partnerin/en tuaj, përderisa këtë rrugëtim e keni nisur bashkë që në fillim. Beqarët do realizojnë takime interesante.

Demi 21/4 - 21/5

Edhe pse me ndroje i keni dhënë një shtysë mjaft të mirë lidhjes tuaj. Në planin financiar bëni kujdes nga influenca negative e planetëve.

Binjakët 22/5 - 21/6

Nuk duhet të bëni hapa prapa në iniciativat që keni marrë përsipër ju të dashuruarit. Beqarët do kenë një ditë me fat sot. Financat do jenë të mira.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Gjithçka që nuk arritët të realizoni dot sot do të keni mundësi ta rikuperoni në një moment të dytë. Beqarët duhet të presin akoma nëse duan të krijojnë lidhje serioze dhe afatgjata.

Luani 23/7 - 21/8

Keni lënë shumë debate hapur me njeriun që keni zgjedhur të keni përkrah. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me emocione dhe lumturi falë takimeve interesante që do realizojnë.

VIirgjëresha 22/8 - 23/9

Të tjerët kanë vendosur përsa i përket ndjenjave tuaja kohët e fundit. Beqarët edhe pse do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin nuk do ja dalin dot . Financat do jenë të ekuilibruara.

Peshorja 24/9 - 23/10

Ndjeheni disi të ftohtë kohët e fundit ju të dashuruarit. Beqarët do tërhiqen pa masë nga dikush që do takojnë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe të mëdha.

Akrepi 24/10 - 22/11

Ka shumë mundësi për të zgjedhur për një situatë të caktuar dhe ju duhet t'i vlerësoni të gjitha këto mundësi. Beqarët duhet të zbresin me këmbë në tokë dhe të mos kërkojnë një person ideal.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Do të ketë debate konstruktive sot midis jush dhe partnerit/es, por në fund të ditës të gjithë do të arrini të dilni me një zgjidhje ideale. Beqarët do bëjnë çmos gjatë kësaj dite që të gjejnë personin e zemrës.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Do të zhgënjeheni nga pritshmëritë e larta që i keni ngritur vetes. Do t’ju refuzojnë një projekt për të cilin keni punuar shumë. Beqarët nuk do mendojnë fare për dashurinë gjatë kësaj dite.

Ujori 21/1 - 19/2

Po merreni me shumë gjëra një- kohësisht por duhet më parë të konsultoheni me partnerin/en pasi duket se ai/ajo nuk i mendon njësoj si ju këto gjëra. Financat do jenë të mira.

Peshqit 20/2 - 20/3

Nëse keni dyshime lidhur me çështje të caktuara në marrëdhënien tuaj në çift, kërkoni t'i sheshoni edhe kë- to dyshime në bazë të argumentave të sakta. Në panin financiar nuk parashikohen probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat