"Sytë e tu ishin të zinj dhe më shihnin thellë në shpirt!", letra e hapur e një vajze për njeriun që tentoi ta përdhunonte

Life style

"Sytë e tu ishin të zinj dhe më shihnin thellë në shpirt!", letra e hapur e një vajze për njeriun që tentoi ta përdhunonte

Më: 20 janar 2017 Në ora: 07:47
Ilustrim

Sara Roebuck nuk e kishte menduar kurrë që në dhjetorin e vitit 2015 do të ishte pre e një abuzimi seksual i cili do të ndryshonte plotësisht jetën e saj. Studentja angleze po bënte një intership në Paris kur u sulmua seksualisht nga një burrë i panjohur në shtëpinë e saj. Por pas një viti ajo u gjend në të njëjtën sallë me personin që tentoi ta përdhunonte. Kësaj here ishte ai që i mban sytë përdhe,ishte ai i pafuqishmi me duart e prangosura pas shpinës. Pasi mori pjesë në seancën e radhës gjyqësore, ajo vendosi t’i shkruajë një letër të hapur e cila po bën xhiron e web-it.

Letra e saj nis kështu:

‘’ I dashur individ! Po të shkruaj në këtë natë të ftohtë dhjetori pasi ka kaluar plot një vit nga dita kur tentove të më përdhunoje. Zgjodha ta bëj tani pasi ndihem mjaftueshëm e fortë . Po të shkruaj pasi këtë pasdite u takuam sërish, edhe pse në kushte të tjera. I kishe duart të lidhura pas shpinës dhe jo rreth trupit tim. Po përpiqeshe t’i shpëtoje shikimit tim. Ishim në të njëjtën dhomë, por kësaj here ishte zgjedhja ime dhe jo e jotja. Nuk arrite të më bllokoje derën duke vënë bombolën e zjarrëfikëses. Kësaj here dera ishte e mbyllur dhe kontrollohej nga një agjent policie. E di që nuk do ta lexosh kurrë këtë letër. Por sërish dua ta shkruaj, ta shkruaj dhe t’ua drejtoj burrave si ti e femrave si unë. Pala mbrojtëse të etiketoi me emërtime të ndryshme psikologjike këtë pasdite. Të quajtën të sëmurë mendor, të çekuilibruar, madje dhe narcizist. U përpoqën të të justifikonin duke risjellë në vëmendje historinë e familjes tënde. Mungesa e rolit atëror gjatë femijërisë, prania mbytëse e nënës dhe mungesa e një lidhjeje të qëndrueshme ishin ‘’shkaktarët’’ e vërtetë që të çuan drejt përdhunimit. Nuk më interesojnë këto justifikime, nuk arrij të ndjej keqardhje për dikë që tentoi sërish t’u mbushte mendjen gjyqtarëve që nuk kishte dëgjuar kur i thoja ‘’mjaft ‘’apo ‘’mos, të lutem’’. Sytë e tu të zinj më shikonin thellë në shpirt dhe nuk të interesoi përgjërimi apo e qara ime therëse. E di që prania ime në sallë nuk ishte e nevojshme, por desha të jem këtu për të gjitha gratë që janë abuzuar apo janë tentuar të abuzohen sikurse unë. Vendosa të qëndroj për çdo femër që detyrohet të ndërrojë pozicion në autobus pasi një mashkull nuk ndalon së pari apo ndryshon rrugë pasi trembet nga skutat e errëta. Jam këtu për të gjitha ato femra që i ‘’ripërdhunojnë ‘’ çdo ditë përgojimi dhe nëpërkëmbja nga ata që mundohen ta justifikojnë këtë krim makabër. Vetëm ato që e kanë provuar mbi lëkurë e dinë ç’do të thotë të zgjohesh të nesërmen dhe të ndjesh duart e përdhunuesit në trup. Është një ndjenjë marramendëse që të bën për të vjellë. Mendon se është një ëndërr e keqe, por jo, është e vërteta jote më e re. Por pamvarësisht kësaj gjejnë forcën për të ikur në polici dhe për të denoncuar. Jam një qenie e lirë, e lirë në zgjedhjet e mia. Jam e lirë të dal, të njoh njerëz të rinj, të kem marrëdhënie seksuale më meshkujt që unë dua. Jam e lirë të them po, por mbi të gjitha jam e lirë të them jo. Po e shkruaj këtë lëtër sepse jam një qenie e emancipuar dhe nuk kam frikë nga intimiteti dhe seksualiteti im.. Po e shkruaj këtë letër sepse jeta ime nuk është shkatërruar sepse unë e jam e lirë, kurse ti jo ‘’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat