Kim Kardashian i shekullit 19

Life style

Kim Kardashian i shekullit 19

Më: 20 janar 2017 Në ora: 13:57
Kim Kardashian (majtas) dhe Sarah “Saartije” Baartman (djathtas)

Kim Kardashian mund ta ketë “thyer internetin” me fotografitë tronditëse të trupit të saj të zhveshur të lyer me vaj. Mirëpo afërsisht njëqind vjet më parë, një poster i ngjashëm shkaktoi mahnitje tek europianët, por edhe një skandal që u përhap në të gjithë botën.

Sarah “Saartije” Baartman vinte nga Koisanët, një komunitet indigjen në atë që sot njihet si Kepi Lindor, në pjesët e largëta rurale të Afrikës së Jugut. Koisanët, që zakonisht njihen edhe si Bushmenët ose Hotentotët, ishin banorët vendas të Afrikës jugore, të cilët u kolonizuan nga Europianët dhe nga tributë afrikane Nguni, të cilat erdhën nga Afrika lindore dhe qendrore.

Ajo që i bënte ata të dallueshëm fizikisht ishin të pasmet e theksuara dhe sytë aziatikë. Ky ishte një nga dallimet kryesore fizike që i bënte europianët të ndryshëm nga afrikanët e jugut, që kategorizoheshin, mbi këtë bazë, si më primitivë dhe më pak të zhvilluar.

Vendlindja e Baartman ishte shkatërruar nga një seri luftërash, shpesh edhe midis fiseve lokale afrikane, ndërsa në raste të tjera, ato përfshinin edhe aventura të bardhësh nga Kejp Tauni. Burri dhe babai i saj u vranë gjatë luftës. Pak dihet për këtë periudhë të jetës së saj, por më vonë ajo përfundoi duke punuar si shërbyese, ose sllave për një familje në Kejp Taun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat