Rritni flokët deri në tri centimetra me këtë recetë të lehtë shtëpiake

Life style

Rritni flokët deri në tri centimetra me këtë recetë të lehtë shtëpiake

Më: 20 janar 2017 Në ora: 21:49
Ilustrim

Kjo metodë, përveç që i rrit flokët deri në tri centimetra, gjithashtu e përmirëson qarkullimin e gjakut, e përmirëson funksionin e trurit etj.

Përbërës që ju nevojiten:

– Vaj ulliri

– Vaj bajamesh

– Vaj kokosi

– Vaj kastori

Përgatiteni vajin e flokëve duke e përdorur proporcionin 1:1 për secilin përbërës – që do të thotë hidhni sasi të barabartë nga secili vaj.

Produktin e fituar aplikojeni në skalp, e jo në të gjitha flokët dhe, duke i përdorur gishtat, bëni kokës masazh për pesë minuta.

Rekomandohet që vajin ta lini në flokë për dy orë, ose nëse dëshironi rezultate më të mira, lëreni vajin të qëndrojë tërë natën.

Ditën tjetër, flokët pastroni me shampon të rregullt dhe zbutës të flokëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat