Uji i orizit, një nga sekretet e bukurisë kineze

Life style

Uji i orizit, një nga sekretet e bukurisë kineze

Më: 22 janar 2017 Në ora: 15:07
Ilustrim

Për mijëra vite gratë në Azi, sidomos në Kinë, kanë përdorur ujë orizi si një mënyrë për të pastruar lëkurën dhe shkëlqyer flokët. Uji orizit përmban vitamina të tilla si: B1, C, E, si dhe minerale, të cilat së bashku forcojnë lëkurën dhe e bëjnë të duket më e re dhe më e butë. Pastrimi i lëkurës me ujë orizi ofron mbrojtje edhe nga dielli, njofton Radio e Jashtme e Kinës. Përveç përparësive ushqyese dhe shëndetësore, orizi ka edhe anën kozmetike, kështu që është pjesë përbërëse e shumë preparateve kozmetike. Për ta përgatitur: Hidhni në një tas një filnxhan orizi të bardhë dhe mbulojeni me ujë.Lëreni për 1 orë në qetësi. Kjo hohë nevojitet që mineralet të depertojnë në ujë, duke krijuar një larës fytyre natyral për lëkurën tuaj. Më pas këtë ujë vendoseni në një kavanoz qelqi. Aplikojeni çdo mëngjes dhe mbrëmje para se të shkoni për të fjetur në fytyrë me një pambuk. Mos harroni të përdorni tonikun i cili rregullon ekuilibrin e pehashit të lëkurës. 

Pini ujë orizi Uji i orizit mund edhe të pihet. Ai sjell shumë përfitime shëndetësore pasi është një burim i mirë energjie, i pasur me karbohidrate. Trupit të njeriut i duhen karbohidrate për energji, prandaj një gotë me ujë orizi në mëngjes është mënyrë e mirë për të filluar ditën. Me ta pirë këtë ujë do të ndiheni të relaksuar dhe me energji. Ky ujë parandalon kapsllëkun, pasi ai është i pasur me fibra dhe nxit zhvillimin e baktereve të mira (probiotikëve) në stomak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat