Nëse i keni këto 3 tipare mund ta bëni për vete secilin mashkull

Life style

Nëse i keni këto 3 tipare mund ta bëni për vete secilin mashkull

Më: 23 janar 2017 Në ora: 23:35
Ilustrim

Pamja e jashtme, format, grimi, veshje e shtrenjtë… është e vërtetë se të gjitha këto e tërheqin syrin, por kërkohet diçka krejtësisht e ndryshme. Mjafton që t’i posedoni vetëm kto tre tipare për ta bërë për vete secilin mashkull:

1.Buzëqeshja

Këtu nuk është fjala që non-stop të qeshni me shakatë e tij të cilat edhe ai vetë nuk i kupton, por mundësia që gjithmonë të jeni pozitive, të buzëqesheni ëmbël. Plus, secila buzëqeshje e sinqertë është një afrodizijat i vërtetë për gjininë e fortë.

2.Sharmi

Kjo nuk është një fustan i ngushtë me të cilin nuk mund të merrni frymë, e as taket më të larta që keni, por ajo energjia të cilën e mbartni në vete për të tërhequr meshkujt si magnet. Mund të jeni sharmante edhe me xhinse dhe një këmishë të thjeshtë, flokë të shkujdesura dhe pa grim.

3.Vetëbesimi

Kur një mashkull ta ndjejë se sa vetëbesim keni, nuk ka shansë të mos “bjerë”. Një femër e cila e don veten e saj dhe e çmon është fatale. Dhe ky është çelësi i vetëm për një pushtim të suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat